Makth, mbi 130 mace të braktisura në një furgon të mbyllur pa ushqim e ujë

Mbi 130 mace u gjetën në një furgon të nxehtë në Kaliforni, 28 prej tyre të ngordhura dhe dhjetëra në gjendje të rëndë nga uria e dehidratimi

Një ngjarje tronditëse është zbuluar më 29 qershor në Santa Nella të Kalifornisë, ku mbi 130 mace u gjetën të mbyllura në një furgon të llojit U-Haul, pa ushqim dhe pa ujë, në një parkim pranë një restoranti të njohur. Mes tyre, 28 ishin të ngordhura dhe 106 në gjendje të rëndë fizike, shumë të dobësuara dhe të uritura.

Në vendngjarje mbërriti një efektiv i Zyrës së Sherifit të Qarkut Merced, pas një sinjalizimi për kafshë të braktisura në automjet. Ai pa të paktën 20 mace në gjendje të rënduar përmes xhamit të furgonit. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë kafshë të vogla, të bardha dhe të dredhura, të ngjeshura në brendësi të mjetit.

Me të mbërritur edhe dy oficerë të kontrollit të kafshëve, situata rezultoi shumë më e rëndë nga sa mendohej fillimisht. Brenda furgonit, qëndronin 106 mace ende gjallë, por të dobësuara në mënyrë ekstreme, ndërsa 28 ishin tashmë të ngordhura. Moshat e maceve varionin nga një javë deri në tetë vjeç.

Në ambientin e furgonit nuk kishte asnjë shenjë ushqimi apo uji. Temperatura në zonë atë ditë kishte arritur deri në 37 gradë Celsius, duke e bërë mjedisin e mbyllur pothuajse vdekjeprurës. Të gjitha kafshët u transportuan menjëherë në strehën e kafshëve të Qarkut Merced dhe po marrin trajtimin veterinar të nevojshëm.

Personi që i kishte braktisur macet u identifikua si Jeannie Maxon, 69 vjeçe, nga Long Beach. Ajo u arrestua dhe u përball me 93 akuza për keqtrajtim kafshësh. Autoritetet bënë të ditur se hetimi vazhdon dhe se kafshët, pas trajtimit mjekësor, do të jenë të disponueshme për adopitim.

Postimi i Zyrës së Sherifit në rrjetet sociale ngjalli reagime të shumta dhe të indinjuara nga qytetarët, të cilët e quajtën ngjarjen “barbare” dhe “të tmerrshme”. Institucioni gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos lënë kurrë kafshë në makina, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë.

“Në pak minuta, temperatura brenda një makine të mbyllur mund të arrijë nivele ekstreme dhe të jetë fatale për çdo kafshë,” thuhet në njoftim. “Uji, ushqimi dhe një vend i freskët janë thelbësorë gjatë çdo udhëtimi me kafshë shoqëruese.”

Related Posts

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret…

E rëndë në vend/ Humb jetën në spital 16-vjeçarja, dyshohet për…

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën…

350 mijë euro të fshehura në murin e shtëpisë, Policia jep detaje

Policia Financiare ka dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro. Sipas njoftimit të tyre bëhet me dije…

VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare, raportohet për vi*tima

Zjarri ka përfshirë një qendër tregtare në Pakistan. Mësohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit,…

Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga…

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një emision televiziv në Turqi, ku analisti i njohur Ahmet Cakar ka habitur publikun

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një emision televiziv në Turqi, ku analisti i njohur Ahmet Cakar ka habitur publikun duke nxjerrë flamurin shqiptar gjatë një…