Ju lutem, a mund të na e shpjegojë dikush se si mund të bësh plazh këtu?

Një turist nga Maqedonia ka dërguar një mesazh shqetësues nga Shengjini, duke denoncuar kushtet e rënduara të plazhit dhe shërbimin e dobët në një prej resorteve të zonës. Sipas tij, përballë resortit kanalizimet kalojnë në ujë dhe deti është shumë i ndotur, duke e bërë qëndrimin aty të papranueshëm.

Kur ai u përpoq të ankohej në hotel, iu përgjigjën me indiferencë, duke thënë se situata është edhe më keq se sa duket dhe se ndotja është e pranishme në masë të madhe. Pasi kërkoi largimin nga hoteli me kusht që të kompensohej për një natë që kishte qëndruar, iu tha se “paratë kanë ikur” dhe nëse dëshiron të largohet, duhet ta bëjë pa kompensim.

Ky rast ngre shqetësime serioze për cilësinë e shërbimeve turistike në zonën e Shengjinit dhe tregon nevojën për ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar standardet e nevojshme të pastërtisë dhe mbrojtjes së ambientit.

Mesazhi i plotë nga qytetari:

“Përshëndetje JOQ, jam turist nga Maqedonia, dhe jam duke pushuar në Shengjin te Resorti Tanusha. Përballë resortit është nxjerrë jashtë kanalizimi dhe deti është shumë i ndotur. Kur shkova të bëj ankesë te hoteli më tha që: ‘Ka edhe më keq, hajde mirë është.’ Tani i kërkova që të largohem nga hoteli me kusht që të kompensoj një natë që jam këtu, më tha s’bën, paratë kanë ikur. Nëse do të largohesh, ik, por para s’ka më.”

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 13 janar 2026

Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem…

Çfarë ndodhi? Edhe një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e BBVip

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka…

“Futi 32 tonë k*kainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të tr*afikut ndërkombëtar të dr*gës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë…

Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb motrën në moshë të re

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm…

❣️H0T OR H0T❣️

Viti 2026 dhe fati: Dita më me fat për secilën shenjë të horoskopit

Datat më me fat të vitit 2026, shenjë për shenjë Zodiaku 2026 mund të tregojë edhe cilat janë datat më me fat për çdo shenjë të horoskopit….