Pas kontrollit, Instituti i Psikiatrisë del me vendimin e papritur për Naim Murselin

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë është shtyrë, pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin e të akuzuarit kryesor, Naim Murselit.

Si pasojë, seancat e planifikuara për datat 2 dhe 9 korrik në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë anuluar.

Murseli, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij më 29 nëntor 2023, u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare më 31 janar.

Bashkë me të janë në bankën e të akuzuarve Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj. Ky i fundit e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 5 vite burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Murseli ka organizuar vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij, Kokallën, dhe Granit Plavën, të cilit i ishte premtuar shpërblim prej 30 mijë euro.

Për këtë qëllim, Murseli kishte blerë një armë me 20 fishekë nga i pandehuri Dodaj për 280 euro, të cilën ia dorëzoi Plavës në të njëjtën ditë që u krye krimi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bërrnicë, ku 30-vjeçarja Liridona u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, në prani të dy fëmijëve të mitur. Plava, i maskuar, u shfaq papritur pranë makinës ku ndodheshin viktima dhe familjarët, ndërsa Murseli e kishte ndaluar veturën dhe mbajtur gruan për krahu për ta penguar të shmangte sulmin.

Pas krimit, ai mori pjesë në ceremoninë mortore dhe priti ngushëllime për vrasjen që dyshohet se e kishte porositur vetë.

Hetimet kanë zbuluar se pak muaj para ngjarjes, ishte nënshkruar një kontratë sigurimi jetësor në emër të Liridonës në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze, çka ka ngritur dyshime se Murseli kishte edhe motiv financiar për krimin.

Përveç vrasjes, Plava akuzohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, pasi arma me të cilën u krye krimi u gjet në banesën e tij gjatë një bastisjeje dy ditë më vonë.

Ndërkohë, Kokalla akuzohet jo vetëm për pjesëmarrje në planifikimin e vrasjes, por edhe për moslajmërim të krimit, pavarësisht se Murseli kishte rrëfyer gjithçka para tij në një hotel pas ngjarjes.

Në këtë proces të rëndë penal, ku janë përfshirë katër të pandehur, drejtësia kosovare po përpiqet të zbardhë një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ngre shqetësime serioze mbi sigurinë familjare, manipulimin me skema sigurimesh dhe ndërgjegjen kriminale

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…