Reagon me nje leter prekese mamaja e Erion Veliajt: Djali im ndodhet ne kushte te renda, makthi kafkian po i ndodh atij

Në një letër publikuar nga EUReporter, Shqiponja Veliaj, nëna e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë një apel publik institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar ndalimin e të birit si një “makth kafkian” dhe një shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh, që nga arrestimi i tij në shkurt nga SPAK, nën dyshime për korrupsion – akuza që ai i mohon. Deri më tani, sipas familjes së tij dhe përfaqësuesve ligjorë, nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare dhe nuk janë paraqitur prova konkrete.

Në letrën e saj, nëna e kryebashkiakut e përshkruan situatën si absurde dhe në kundërshtim me vlerat evropiane të shtetit të së drejtës:

“Djali im është mbajtur në izolim pothuajse të plotë, pa asnjë akuzë të ngritur, dhe pa qasje të plotë te mbrojtja e tij ligjore ndërkombëtare. Familja ime u përfshi papritur në një makth kafkian.”

Shqiponja Veliaj vë theksin te mungesa e proporcionalitetit në masat e marra ndaj të birit dhe ngre shqetësimin se kjo nuk është një çështje personale, por simptomë e një problemi më të gjerë sistemik në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Ajo përmend rastin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilin KEDNJ ka konkluduar se paraburgimi ishte i paligjshëm, si dhe faktin që rreth 60% e të burgosurve në Shqipëri ndodhen në paraburgim, shumë më tepër se mesatarja evropiane.

“Kjo praktikë ‘arresto tani, grumbullo prova më vonë’ po shkatërron jetë dhe karriera. Nëse kjo është fytyra e reformës në drejtësi, atëherë ne kemi devijuar rrugën,” shkruan ajo.

Duke përshëndetur misionin e SPAK dhe rëndësinë e reformës në drejtësi për integrimin e Shqipërisë në BE, ajo thekson se ligji duhet të zbatohet drejt për të gjithë, pa shkelur parimet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtës së mbrojtjes.

Në përfundim të letrës, nëna e Veliajt apelon për reflektim dhe veprim nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare:

“Nuk kërkoj trajtim të veçantë për djalin tim. Kërkoj vetëm që të trajtohet me dinjitet, në përputhje me ligjin, si çdo qytetar tjetër.”

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 13 janar 2026

Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem…

Çfarë ndodhi? Edhe një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e BBVip

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka…

“Futi 32 tonë k*kainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të tr*afikut ndërkombëtar të dr*gës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë…

Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb motrën në moshë të re

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm…

❣️H0T OR H0T❣️

Viti 2026 dhe fati: Dita më me fat për secilën shenjë të horoskopit

Datat më me fat të vitit 2026, shenjë për shenjë Zodiaku 2026 mund të tregojë edhe cilat janë datat më me fat për çdo shenjë të horoskopit….