“Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e pab*sueshme e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në malin e Tomorrit

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj, historinë e tij personale, atë që e shtyu të bëhet pjesë e bektashinjve dhe të shërbejë në Malin e Tomorrit, aty ku ndodhet Mekami i Abaz Aliut (varri shpirtëror).

Ai ka rrëfyer se kur ishte i vogël kishte dhimbje të forta këmbësh, dhe një natë Abaz Aliu iu shfaq në ëndërr xhaxhait të tij, duke e udhëzuar se si duhet të vepronte.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hsan Carkanji: Kur kam qenë rreth moshës 10-11 vjeç më dhimbnin gjunjët shumë. Më shumë më dilnin gjatë natës. I del në gjumë xhaxhait tim Abaz Aliu dhe i thotë do bësh kurban një gjel për atë djalë. Ai e shikon një gjel duke ecur në dëborë ën gjumë, i thotë Abaz Aliu atë gjel që po e shikon do e bëhs kurban për djalin se është shumë i sëmurë. Kur e mroi vesh që më dhimbnin gjunjët shumë. Kur erdhi bëri kurban gjelin, dhe i kishte thënë Abaz Aliu se që në atë moment do të vijë këtu në këmbë. Unë jam nga një fhhsat këtu afër që i thonë Gjelbës, prej aty këtu është katër orë në këmbë, unë erdha dhe u ktheva sërish në këmbë.

Borakaj: Nga këtu nisi raporti me fenë?

Dervish Hasan Carkanji: Kjo është pikënisja më e fortë.

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, historinë e tij, se si vendosi t’i përkushtohet bektashzmit.

Ai tha se në moshën 15-vjeçare iu shfaq në ëndërr Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Ndërsa shpjegoi më pas të gjitha etapat që duhen kalaur për tu bërë Dervish.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hasan Carkanji: Më doli në ëndërr Baba Mondi dhe më tha që ti do bëhesh Dervishi im. Pastaj fillova të shoh sa më shumë intervista dhe të dashurohem me Zotin. Pastaj në moshën 19-vjeçare u lidha me kryegjyshatën Botërore. Pastaj fillon prova, ku unë qendrova katër vite.

Borakaj: Ke detyra aty?

Dervish Hasan Carkanji: Po kemi detyra. Unë i shërbej kryegjyshit, mbi të gjitha çfarë kërkon teqeja.

Borakaj: Cilat janë hapat?

Dervish Hasan Carkanji: Si fillimi dashurues i rrugës. Mbasi i ëkkron një udhëheqës shpirtëror, ai e merr në provë, e shikon disa vite, e bën Myip, anëtar të brendshëm njëherë, pastaj shikon si ecën, e vë në shumë prova.

Borakaj: Ka nga ata që si kalojnë provat?

Dervish Hasan Carkanji: Po ka dhe nga ata që nuk i kalojnë këtë prova.

Borakaj: Cila është mosha më e re që bëhesh Dervish?

Dervish Hasan Carkanji: Nga 18-vjeç e sipër.

Borakaj: Mund të jetë thirrja në moshë më të madhe?

Dervish Hasan Carkanji: Po patjetër.

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…