Çështja Fero-Arbenita, dalin detajet tronditëse nga gjykata për kujdestarinë e vajzës

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.

“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmiun në qendrën për punë sociale në Gjilna, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija pos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj modeles Ismaili. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.

“ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës kishte “eskaluar” në shtator të vitit 2024. Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit, meqë rast ka paraqitur edhe provat e nevojshme për ta vërtetuar aktakuzën.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe mbrojtjësja e të dyshuarit, avokatja e Bedri Shabani. Avokatja Shabani i tha Paparacit të mërkurën se nuk mund të japë informacione meqë rasti ndërlidhet me “çështje familjare”.

Fero ishte arrestuar më 11 korrik të vitit 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij. Së fundmi, pas rreth dy vitesh pauze nga muzika, Fero është rikthyer sërish profesionit të vjetër. Dy muaj më parë, ai publikoi projektin e tij të parë pas dy vitesh.

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…