Kontraste dramatike të motit: Në njërën anë ‘digjet’ nga temperatura 40 gradë, në tjetrën bie breshër dhe shi

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive.

Gjermania është një nga vendet më të goditura nga kontrasti dramatik mes vapës dhe motit të keq. Të mërkurën temperaturat në disa zona arritën deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe duke shkaktuar paralajmërime të shumta nga autoritetet.

Ndërkohë që dielli përvëlon pjesën më të madhe të vendit, disa rajone jugore, përreth liqenit Konstanz, janë goditur nga stuhi të papritura breshëri. Në komunën Sipplingen, breshëri arriti madhësinë deri në pesë centimetra, duke dëmtuar makina dhe duke bllokuar rrugët. Ekipet e emergjencës përdorën automjete speciale për të pastruar rrugët nga breshri i pazakontë për një ditë vere.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Gjermani paralajmëroi për përmbytje të mundshme, erëra të forta deri në 90 km/h dhe reshje intensive shiu që shoqërojnë këto stuhi. Në veri të vendit, valët e të nxehtit kanë dëmtuar edhe infrastrukturën, duke bërë që disa segmente autostradash të deformohen dhe duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve.

Në Harz, një prej zonave më të njohura pyjore, janë raportuar disa vatra zjarri që u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave ekstreme dhe thatësisë. Rreth 150 zjarrfikës janë angazhuar për të frenuar flakët, ndërsa reshjet e papritura pritet të ndihmojnë në shuarjen e tyre.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se ky kontrast midis të nxehtit përvëlues dhe stuhive të dhunshme është tregues i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike.

Related Posts

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C. “Nesër presim temperatura…

Aksident i rëndë, automjeti përplas këmbësorin në vijat e bardha

Një aksident është regjistruar mesditën e së premtes në rrugën “Kastriot Muço”, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte në vijat…

Shpërthim i fuqishëm, disa te pl*gosur, njerëzit vrapojnë për jetën e tyre

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Athinë. Mediat greke bëjnë me dije se dy autobusë urban janë përplasur, duke lënë të plagosur 31 pasagjerë….

Pensionisti italian vjen për të jetuar në Durrës habit me deklaratën: Këtu jetohet si mbret pasi…

Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës. Tetë vjet më parë, burri…

Nuk ka as dhëmbë, pse bën fëmijë” – Zhaklin Lekatari shpërthen për ngjarjen në Fier

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari për të diskutuar më shumë mbi rastin tronditës në Fier, ku babai kishte abuzuar…

Si të kurseni 15 për qind të nga fatura e rrymës vetëm me boiler

Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i…