Pas valës se nxehtit po vjen stuhia? Lajda Porja ben paralajmerimin e forte, pas kesaj ore do

“Në fakt valët e të nxehtit janë fenomeni që kanë numrin më të lartë të fataliteteve”

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës.

Metereologia e njohur u shpreh se muaji Korrik është më i nxehti ndër vite dhe se jemi përpara një vere me temperatura ekstreme.

E pyetur nëse do të ketë ‘vetëm temperatura të larta dhe diell apo do të ketë dhe rrebeshe shiu?”, Porja u shpreh se do të ketë rrebeshe që do zgjasin pak minuta dhe më pas rikthehen orët me diell.

“Zona e juglindjes që unë e kisha të shënuar me ngjyrën pink dhe portokalli, patjetër rrezikojnë, janë rrebeshe ose reshje konvektive. E gjithë ajo pjesa që është kafe do të thotë që janë zona shumë të thata. Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe qarku i Korçës parashikohet të ketë rrebeshe në formë konveksioni. Që do të thotë është rrebesh që zgjat për disa minuta, po marr maksimumin 50 minuta dhe më pas ka sërish diell dhe temperatura të larta.

Megjithatë fenomenet më ekstreme do t’i presë Spanja, do ketë kryesisht Italia dhe disa zona në qendër të Europës, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta që kanë nisur prej disa ditëve”,tha metereologia.

Porja gjithashtu dha edhe një këshillë për të gjithë personat që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, të qëndrojnë në shtëpi në orët e pikut. Ajo shtoi se në mëngjes është mirë që të dalësh para orës 9, ndërsa mbrëmjeve rreth orës 19.00 – 20.00.

“Është edhe ora e pikut 11.30-14.30, flitet për moshat e treta, për fëmijët, për të gjithë ata që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, është mirë që të mos lëvizin në orët e pikut. Në fakt valët e të nxehtit janë fenomeni që kanë numrin më të lartë të fataliteteve. Prandaj janë quajtur ‘vrasësi i heshtur’ sepse 2023 ka patur numrin më të lartë nga valët e të nxehtit.

Pas orës 9, sidomos për fëmijët nuk është mirë të dalësh. Unë kur kisha vajzën shumë të vogël e kam nxjerrë shumë herët, rreth orës 6 të mëngjesit e maksimumi deri në 9. Pastaj rekomandohen orët e vona të mbrëmjes. Deri në orën 5 edhe pse temperatura është në rënie, është e papërballueshme për të dalë shëtitje. Do rekomandoja 7-8 e mbrëmjes”, tha metereologia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…

Çfarë i ka thënë Gretës pas eliminimit nga BBV 5? Babai i Selin: Kam folur me të, ajo është…

Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë…

PAMJET/ Valë suImesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis suIme hakmarrëse me dronë ndaj lzraeIit

Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim…

“Këto raste si zgjidhen? Me kanun…”/ Babai i Selin kërcënon ‘live’ babain e Rogertit?

Emisioni “Fan Club” ka nisur me një telefonatë me babain e një prej banoreve të “BBVA”, Selin Bollati. Toni, teksa po i përgjigjej pyetjeve nga moderatorja e…