Nuk ka as dhëmbë, pse bën fëmijë” – Zhaklin Lekatari shpërthen për ngjarjen në Fier

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari për të diskutuar më shumë mbi rastin tronditës në Fier, ku babai kishte abuzuar me vajzën e tij të mitur

“Sa herë që ndodhin ngjarje të tilla, Shqipëria tronditet dhe bashkë me Shqipërinë tronditemi edhe ne. Por kjo tronditje nuk është e mjaftueshme. Të gjitha deklaratat që ne bëjmë në rrjetet sociale, aktivizmi që unë bëj, është e njëjta gjë nëse këto deklarata që ne bëjmë, kjo tronditje ose kjo empati që ne shfaqim, nuk shoqërohet nga aksione dhe veprime konkrete nga institucione, që duhet të jetë në këtë rast ndihmë dhe suport ligjor, ekonomik dhe psikologjik, jo vetëm për vajzën por dhe për nënën e vajzës. Në mendjen time, ka disa skenarë dhe nuk e di nëse është e drejtë që unë këto skenarët t’i them;, tha si fillim Lekatari.

Më tej vazhdoi: Nuk e di nëse është e drejtë që unë të bëj këto supozime, por do mundohem të jem sa më e respektueshme ndaj institucioneve, ndaj viktimave dhe ndaj ngjarjes. Pse mamaja nuk e ka kuptuar më përpara? Sepse kjo mama, në një moshë shumë të re, si fillim ka shtatë fëmijë, nuk ia ka idenë së çfarë do të thotë planifikim familjar. Është një mama që nuk ka as dhëmbë për të kafshuar dhe për t’u ushqyer mirë. Jo se dua ta denigroj nga ana estetike, por dua të vë në dukje faktin që kjo familje nuk përmbushte as nevojat kryesore të dy prindërve dhe lëre më të dy fëmijëve.

Gjatë deklaratave dëshpëruese të kësaj nëne, e cila sigurisht është në shok për ngjarjen që ka ndodhur dhe për mënyrën si ajo ka arritur të identifikojë dhe të marrë të vërtetën, nga komshinjtë, nga policia, deklaroi që personi i vetëm që siguronte mbarëvajtjen e familjes apo që mbante familjen, ishte babai. Kështu që, një skenar që unë mendoj, është që ajo edhe mund të ketë kuptuar, por mund të ketë sakrifikuar në një farë mënyre vajzën e saj, duke parë që i vetmi burim i parave ishte babai. Ajo edhe mund ta ketë kuptuar që diçka nuk shkon, por mund edhe të mos ta ketë besuar, mund edhe ta ketë mënjanuar, përjashtuar këtë si ide, si mendim, sepse është shumë i tmerrshëm dhe nuk besoj që ideja e parë për një grua e cila e ka zgjedhur me dëshirë – nëse është rasti – burrin e saj, është që ky burri është përdhunues dhe inçestuoz në marrëdhënie me fëmijët e saj.

Pra nuk e shoh këtë nënë si përgjegjëse. Mund ta shoh si përgjegjëse, por e shoh edhe si viktimë njëkohësisht. Kjo i përmban shumë mirë të dyja rolet. E shoh si viktimë sepse nuk i di rrethanat e familjes së saj të origjinës, për të kuptuar a është e edukuar, a ka ngritje individuale”, tha Lekatari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

AnaIiza e Financial Times: lzraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përpIasjes

Financial Times raporton se lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka rishkruar ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, duke sjellë një Izrael të guximshëm që kërkon…

Në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës së Laert Haxhiut?

Një dosje hetimore tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në ambjentet e brendshme të burgjeve…

Dhimbje sa më ska! Nëna e harroi brenda makinës për 8 orë, vd*s nga vapa e m*tura!

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë pasi nëna e saj dyshohet se e ka lënë në makinë në vapën e Teksasit për të shkuar në punë, në…

E pazakontë në Tiranë: 82-vjeçarja gjobitet me 10 mijë lekë për ushqimin e maceve të rrugës

Një rast i pazakontë ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku një e moshuar 82-vjeçare po sfidon një gjobë të vendosur nga Agjencia e Mbrojtjes së…

Pamje ap*kaliptike! Dëborë në Korrik/ E pabesueshme por e vërtetë, situatë e pazakontë nga moti që ‘nuk pyet më’

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash. Reshje…

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në…