“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C.

“Nesër presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…