Ak’sident tr*gjik në aksin Shkodër-Lezhë/ H*mb jetën burri, pIagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 14:50 në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar përplasjen fillimisht me automjetin e drejtuar nga A. S., 63 vjeç, dhe më pas përfshirjen në aksident edhe të automjetit me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Gjin Bzhangaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Nga aksidenti janë plagosur bashkëshortja e tij, J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur që ishin pasagjerë në të njëjtin automjet. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…