Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në ambjentet e brendshme të burgjeve dhe prej andej persona me rrezikshmëri të lartë, vijojnë të japin urdhëra dhe drejtojnë aktivitetin kriminal të grupit.

Dosja flet për një aktivitet të shtuar të grupit të Laert Haxhiut, i cili edhe pse ndodhet i izoluar në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është interceptuar nga skuadra operacionale e Burgjeve, e cila konstatoi dhjetëra thirje telefonike të kryera nga Haxhiu.

Materiali hetimor nënvizon se tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë përqëndruar në sektorin “A” të burgut të Drenovës, duke vuajtur dënimin me burg përjetë në dhomat ngjitur me njëra-tjetrën me Nr. 4, 5 dhe 6.

Pikërisht në këto dhoma qëndrojnë dhe të dënuar të tjerë si pogradecari Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë kqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik.

Ndryshe nga sa kanë raportuar disa media se telefoni i Laert Haxhiut është marë nga SPAK për tu ekspertuar, në fakt është krejt e kundërta pasi aparati “Iphone” i Haxhiut dhe 3 celularët e tjerë janë sekuestruar nga prokuroria e Korçës dhe aktualisht këto prova janë në administrim për llogari të kësaj prokurorie.

Prej dy ditësh kjo prokurori ka rregjistruar një dosje penale për akuzën e “Futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e brendshme të burgut”, ku të dyshuar janë të dënuarit Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Sipas dosjes hetimore rezulton se kontrolli është kryer mëngjesin e datës 29 qershor 2025, ku forcat operacionale të Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë kryer “skanimin” e 3 dhomave.

“Ora News” ka mësuar se kontrolli është ushtruar në ambientet e sektori 2 Godina “A” kati i parë në dhomat Nr. 4, 5 dhe 6, pasi në dhomën Nr. 4 banojnë të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në këtë dhomë janë gjetur një palë kufje me kuti të markës “AËEI” me ngjyrë të zezë dhe një fishë karikimi me ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu në pjesën e jashtme mes dritareve të dhomave Nr. 4 dhe Nr. 5, janë konstatuar 3 telefona celularë, 2 të markës “Iphone” në gjendje të rregullt dhe një i markës “Samsung” i ndezur por i dëmtuar me ekran të thyer.

Aparatet e telefonit janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, pasi ata kanë parë futjen e skuadrës së operacionales për kontroll brenda në sektorin ku vuanin dënimin.

Për të hedhur dritë mbi këtë pjesë, policia e burgjeve ka sekuestruar pamjet filmike të datës 29 qershor 2025, pamje të cilat monitorojnë sektori 2 Kati 1, Godina “A” dhe ambientet e jashtme të dritareve të godinës “A”, me qëllim verifikimin se kush person i hodhi 3 telefonat nga dritarja e dhomës Nr.4 dhe dhomës Nr.5.

Ndërkohë në dhomën Nr. 6, ku vuan dënimin i dënuari Laert Haxhiu janë konstatuar në pjesën e krevatit, një karikues, një telefon i zi “Iphone”, një karikues dhe një palë kufje “Ipods” me ngjyrë të bardhë.

Menjëherë pas këtij konstatimi Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut.

Ndërsa janë tërhequr dhe bërë pjesë e dosjes hetimore, çështjet penale të Laert Haxhiu, Vladimir Kurtit, Anterio Kaloshit, Orgest Bilbilit dhe Xhensi Lipos.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…

Çfarë i ka thënë Gretës pas eliminimit nga BBV 5? Babai i Selin: Kam folur me të, ajo është…

Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë…

PAMJET/ Valë suImesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis suIme hakmarrëse me dronë ndaj lzraeIit

Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim…