Në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës së Laert Haxhiut?

Një dosje hetimore tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në ambjentet e brendshme të burgjeve dhe prej andej persona me rrezikshmëri të lartë, vijojnë të japin urdhëra dhe drejtojnë aktivitetin kriminal të grupit.

Dosja flet për një aktivitet të shtuar të grupit të Laert Haxhiut, i cili edhe pse ndodhet i izoluar në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është interceptuar nga skuadra operacionale e Burgjeve, e cila konstatoi dhjetëra thirje telefonike të kryera nga Haxhiu.

Materiali hetimor nënvizon se tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë përqëndruar në sektorin “A” të burgut të Drenovës, duke vuajtur dënimin me burg përjetë në dhomat ngjitur me njëra-tjetrën me Nr. 4, 5 dhe 6, sipas Ora News.

Pikërisht në këto dhoma qëndrojnë dhe të dënuar të tjerë si Pogradecari Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit. Gjatë kontrollit të 3 dhomave skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike. Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që 4 telefonat janë kqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik.

Ndryshe nga sa kanë raportuar disa media se telefoni i Laert Haxhiut është marë nga SPAK për tu ekspertuar, në fakt është krejt e kundërta pasi aparati “Iphone” i Haxhiut dhe 3 celularët e tjerë janë sekuestruar nga prokuroria e Korçës dhe aktualisht këto prova janë në administrim për llogari të kësaj prokurorie.

Prej dy ditësh kjo prokurori ka rregjistruar një dosje penale për akuzën e “Futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e brendshme të burgut”, ku të dyshuar janë të dënuarit Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo. Sipas dosjes hetimore rezulton se kontrolli është kryer mëngjesin e datës 29 qershor 2025, ku forcat operacionale të Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë kryer “skanimin” e 3 dhomave.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se kontrolli është ushtruar në ambientet e sektori 2 Godina “A” kati i parë në dhomat Nr. 4, 5 dhe 6, pasi në dhomën Nr. 4 banojnë të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. Në këtë dhomë janë gjetur një palë kufje me kuti të markës “AËEI” me ngjyrë të zezë dhe një fishë karikimi me ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu në pjesën e jashtme mes dritareve të dhomave Nr. 4 dhe Nr. 5, janë konstatuar 3 telefona celularë, 2 të markës “Iphone” në gjendje të rregullt dhe një i markës “Samsung” i ndezur por i dëmtuar me ekran të thyer. Aparatet e telefonit janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, pasi ata kanë parë futjen e skuadrës së operacionales për kontroll brenda në sektorin ku vuanin dënimin.

Për të hedhur dritë mbi këtë pjesë, policia e burgjeve ka sekuestruar pamjet filmike të datës 29 qershor 2025, pamje të cilat monitorojnë sektori 2 Kati 1, Godina “A” dhe ambientet e jashtme të dritareve të godinës “A”, me qëllim verifikimin se kush person i hodhi 3 telefonat nga dritarja e dhomës Nr.4 dhe dhomës Nr.5. Ndërkohë në dhomën Nr. 6, ku vuan dënimin i dënuari Laert Haxhiu janë konstatuar në pjesën e krevatit, një karikues, një telefon i zi “Iphone”, një karikues dhe një palë kufje “Ipods” me ngjyrë të bardhë.

Menjëherë pas këtij konstatimi Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut. Ndërsa janë tërhequr dhe bërë pjesë e dosjes hetimore, çështjet penale të Laert Haxhiu,Vladimir Kurtit, Anterio Kaloshit, Orgest Bilbilit dhe Xhensi Lipos.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…