Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumentave në Tiranë, në pranga babë e bir

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Në pranga ranë shtetasit Y.B., 65 vjeç dhe P.B., 45 vjeç. Sipas njoftimit të uniformave blu, 65-vjeçari kishte në ngarkim masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për prodhim dhe falsifikim të dokumenteve dhe mjeteve të identifikimit.

Ky laborator ishte instaluar në një hapësirë të fshehtë në shtëpi, nga ku duhej të hyje nga dollapi i rrobave.

Nga hetimet me metoda pro-aktive, ka rezultuar se prdhomi i një pasaporte të falsifkuar, me shtetësi të huaj, arrinte në vlerat nga 15 mijë deri në 20 mijë euro. Këto pasaporta përdoreshin për kalimin e paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian, ose drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

“Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Related Posts

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…