“Të vr*as, do fle me ty se je gruaja ime”- Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë! Akuzat që rëndojnë ndaj reperit

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”. Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Aktakuza, gjithashtu, përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në WhatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”. Sipas Prokurorisë, këto ishin përpjekje për të frikësuar dhe kontrolluar emocionalisht Arbenitën, duke përbërë kështu vepër penale të kanosjes serioze.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Fero u arrestua për herë të parë më 11 korrik 2023, për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes. Tashmë, me aktakuzën e ngritur në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat përkatëse për të mbështetur akuzën.

Sipas “Telegrafi”, avokati i Feros ka konfirmuar për mediat ekzistencën e aktakuzës, por ka refuzuar të komentojë për detaje. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dy-vjeçare dhe konflikteve të vazhdueshme publike me modelen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

Sakaq vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli. Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

Related Posts

Nusja gjeti mënyrën ‘gjeniale’ për të larguar dash*oren e burrit përgjithmonë

Janë të shpeshta rastet kur femrat bien vik ima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video . Një vajzë e cila ishte lidhur…

Pse Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë? Mjeku francez i Enυer Ηoxhës i tregon të gjitha/ Ja çfarë i ka thënë ai për shqiρtarët

Pse Enver Hoxha e izoi Shqipërinë? Rrëfimi i rrallë i mjekut francez të diktatorit Shqipëria përjetoi një ndër diktaturat më të ashpra të shekullit XX, nën udhëheqjen…

Sa u pagua në Hollywood? Shtang Inva Mula, rrëfen gabimin e madh që e la pa kokërr leku

Kur u pyet nga moderatoret se sa kishte përfituar financiarisht nga ky rol i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur në mbarë botën, përgjigjja e saj habiti…

Pas vapës, pëmbytje në veri të Italisë

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të shumta në qytetet…

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori australian Julian McMahon, i njohur për rolet e tij në seriale të njohura si “Nip/Tuck” dhe “Charmed”, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Gruaja e tij…

Një emigranti i merret jeta në Greqi. Dëshmitarët tregojnë se panë autorin (Foto)

Vrasje misterioze në Agia Paraskevi, Athinë – Policia përpiqet të identifikojë viktimën dhe motivin pas atentatit Një 43-vjeçar i vrarë pas një atentati me armë zjarri në…