Klaudia Pepa dhe Ronela Hajati shijojnë pushimet nën shoqërinë e partnerëve të rinj! Fotot e vajzave VIP me bikini

Klaudia Pepa ka nisur pushimet verore dhe këtë herë ka zgjedhur Italinë, vendin ku është ndërtuar një pjesë e madhe e karrierës së saj ndërkombëtare dhe një hapësirë që ajo e konsideron shpesh si “shtëpinë e dytë”.

Balerina e famshme shqiptare është shfaqur në ditët e fundit në disa prej destinacioneve më luksoze të Italisë, duke shijuar ditët plot diell. Në rrjetet sociale, Klaudia ka ndarë disa pamje nga një jaht elegant, ku është parë duke shijuar rrezet e diellit dhe detin e kaltër mesdhetar. Pamjet janë të kuruara deri në detaj, me atmosferë relaksi, elegancë dhe një qetësi që reflekton largimin e saj të plotë nga zhurma e përditshme.

Ajo ka qenë e përfolur për lidhje të mundshme me disa figura ndërkombëtare, përfshirë një producent italian, por gjithmonë ka zgjedhur të mos konfirmojë asgjë publikisht. Stili i saj diskret dhe refuzimi për të komentuar jetën sentimentale i ka dhënë asaj një lloj elegance të rrallë në showbizin shqiptar.

Në intervistat e dhënën pak kohë më parë, ajo është shprehur se është në një lidhje dashurie, por nuk ka pranuar të jap më shumë detaje.

Nga ana tjetër, edhe Ronela Hajati duket se është në një periudhë të qetë, por me shumë pikëpyetje rreth jetës së saj private. Këngëtarja ka qenë aktive me performanca brenda dhe jashtë vendit, por vëmendjen më të madhe e mori javën e kaluar, kur publikoi në një story në Instagram një djalë të ri në pishina. Në postim nuk kishte asnjë koment, por mjaftoi një emoji dhe fakti që u duk se ishin shumë afër për të ngritur aludimet për një lidhje të re.

Mediat rozë menjëherë u hodhën në spekulime, duke sugjeruar se ai është partneri i saj i ri, ndonëse as Ronela, as personi në fjalë nuk kanë dhënë asnjë reagim. Por duket se ka qenë vetë këngëtarja se ka konfirmuar romancën e saj të re.

Në imazhin që po bën xhiron e rrjetit, Ronela shihet në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah një djali, të çilit është kujdesur të mos i zbulojë imazhin pasi të fundit i duken vetëm flokët. Këngëtarja nuk e ka taguar dhe as komentuar me ndonjë mbishkrim sqarues. Megjithatë buzëqeshjet mes tyre flasin më shumë sesa fjalët, dhe ndjekësit janë të bindur se ai është i dashuri i saj i ri, pasi dhe komentet poshtë postimin kanë vërshuar duke uruar çiftin.

Kujtojmë se Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale. Këngëtarja, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe natyrën pa filtra, ka folur shpesh për sfidat në jetën private dhe ka pranuar se dashuria ka qenë një temë delikate për të. Ndaj çdo shenjë e afërsisë së saj me dikë të ri, menjëherë ndez kureshtjen e publikut. Tashmë, në rrjetet sociale, Ronela ka publikuar edhe foto të tjera, ku shfaqet nga pushimet e saj. duket se edhe kjo verë, për këngëtaren nuk do të jetë e vetme. Pas një periudhe të vështirë të jetës sentimentale, më në fund edhe Ronela ka gjetur dashurinë.

Për sa kohë, në postimet e saj gjendet partneri i ri, çifti, tashmë ka një lidhje të konsoliduar dhe nuk i fshihen më syve të kureshtarëve. Klaudia Pepa dhe Ronela Hajati, dy figura shumë të ndryshme në profil, por të ngjashme në mënyrën se si ruajnë kontrollin mbi jetën e tyre private, duket se po shijojnë verën në mënyrën më personale të mundshme. Njëra mes elegancës italiane dhe tjetra në rrugën e saj të pavarur, ku zëri, stili dhe ndoshta një dashuri e re, flasin më shumë se çdo deklaratë publike.

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…