Alarm zj*arri në avionin e Ryanair, 18 të pl*agosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Tetëmbëdhjetë persona janë plagosur pas një “alarm të rremë zjarri” në një aeroplan të Ryanair në aeroportin e Palma de Majorkës, ndërsa pasagjerët e frikësuar u hodhën nga krahët, përmes daljeve të emergjencës.

Fluturim nga Aeroporti i Pama de Majorkës për në Mançester u “ndërpre” për shkak të një sinjali të rremë paralajmërues për zjarr, sipas Ryanair. Disa pasagjerë u lënduan ndërsa zbrisnin nga avioni përpara se të ktheheshin në terminal.

Pasagjerët u filmuan duke e braktisur aeroplanin nëpërmjet njërit prej krahëve të tij përpara se të hidheshin në pistë, ndërsa zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendngjarje. Koordinatorët rajonalë të reagimit ndaj urgjencës mjekësore thanë se 18 persona kishin nevojë për ndihmë me “lëndime të lehta”.

Një punonjës i hutuar i aeroportit u dëgjua duke i thënë një kolegu në një mesazh me radio: “Avioni është gati të niset nga platforma dhjetë ose tetë dhe tani njerëzit po hidhen nga krahu në tokë. Diçka po ndodh, diçka po ndodh, po evakuojnë aeroplanin. Tani po vijnë zjarrfikësit.”

Edhe Ryanair konfirmoi se fluturimi ishte ndërprerë për shkak të një paralajmërimi të rremë për zjarr.

Related Posts

“Kam burrin dhe djalin të bllokuar”- Çahet argjinatura në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët! Gruaja mes lotësh: Dua të shkoj t’i shikoj!

Banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve, pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman. Disa prej tyre thonë se kanë humbur…

Arratisja nën hundën e shtetit! Ushtari i Çopajve qëlloi policin, Qosja: Nuk arritëm ta ndalonim

Arratisja e ushtarit të ‘Çopjave’ Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka nxjerrë sërish në pah dështimin flagrant të sistemit të shoqërimit dhe sigurisë së të…

Çahet agjinatura e Semanit, përmbytje në toka bujqësore dhe banesa në disa fshatra të Fierit

Çarja e agjinaturës dhe prurjet e shumta të lumit Semannë ka bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave. Mësohet se gjatë mesnatës, uji…

Influenceri që është bërë si llazoret e opozitës, Edi Rama replikon ashpër me Blendi Fevziun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke e akuzuar se ka mashtruar shikuesit e emisionit Opinion me pretendime sipas tij të pabazuara lidhur…

Si u arratis nga spitali infektiv, vr*sësi me pagesë Altin Ndoci

I akuzuari si vrasës me pagesë, Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK është arratisur nga paraburgimi i Durrësit të martën rreth mesditës dhe autoritetet kanë…

Të paktën 11 të vd*kur në aksident rrugor, autobusi drejtohej nga një…14-vjeçar

Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën në një aksident trafiku në Bolivinë lindore, ndërsa po udhëtonin në një minibus të drejtuar nga një adoleshent “i moshës 13…