Përfshihet nga flakët baza ameriikane në Erbil

ERBIL – Një pjesë e bazës ushtarake amerikane në aeroportin e Erbilit, në veri të Irakut, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pas një sulmi të koordinuar me raketa balistike dhe dronë. Raportet e para nga vendngjarja tregojnë se objektivi kryesor i goditjes ka qenë një depo armatimi, gjë që ka shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme dytësore.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri që ngrihen mbi territorin e bazës. Dëshmitarët okularë raportojnë për shpërthime të fuqishme që janë dëgjuar në të gjithë qytetin e Erbilit, ndërsa në zonën e aeroportit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri pas goditjeve ajrore.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi i rezistencës islamike irakiane i njohur si “Ashab Al-Kahf”. Sipas pretendimeve të tyre, disa dronë kamikazë kanë goditur me saktësi objektivat brenda perimetrit ushtarak të forcave amerikane.

Kjo bazë ka qenë shënjestër e sulmeve të ngjashme edhe në vitin 2020, por vëzhguesit ushtarakë vlerësojnë se operacioni i sotëm është në një shkallë shumë më të gjerë dhe me pasoja më të rënda materiale. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Pentagoni lidhur me numrin e mundshëm të viktimave apo shkallën e saktë të dëmeve në pajisjet ushtarake. Situata në Irakun Verior mbetet tejet e tensionuar, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit në aeroport.

 

 

 

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…