Eni Vasili e katranos, hakerat serbë marrin kontrollin e RTSh-së

Më pak se një muaj pas emërimit të Eni Vasilit në krye të Radio Televizionit Shqiptar, ky institucion publik është përballur me një incident të rëndë kibernetik. Të hënën pasdite, rreth orës 18:00, faqja zyrtare e RTSH-së dhe profilet në rrjetet sociale u goditën nga një sulm hakerash, që dyshohet të jenë me origjinë nga Serbia.

Për disa orë, në platformat online të RTSH-së u publikuan mesazhe dhe lajme të rreme, përfshirë tituj provokues si “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës” dhe “Kosova është Serbi”. Ky akt ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik, sidomos për ndjeshmërinë politike që mbartin këto deklarata.

RTSH e konfirmoi zyrtarisht sulmin përmes një reagimi në rrjetet sociale gjatë orëve të vona të natës, ku i kërkoi ndjekësve të mos ndërveprojnë me përmbajtjet e publikuara gjatë kohës që sistemi ishte i komprometuar.

Për drejtoreshën e re Eni Vasili duket se puna nuk ka nisur me këmbë të mbarë, pasi kanë kaluar vetëm tre javë nga marrja e kësaj detyre. Emërimi i saj në krye të RTSH-së u prit me polemika, ku zëra kritikë e cilësuan si një përpjekje për të politizuar më tej një media si zgjatim të propagandës qeverisëse, kur në të vërtetë televizioni publik duhet t’i shërbejë me informacione të paanshme atyre që e financojnë, që në këtë rast janë shqiptarët e thjeshtë.

 

 

Related Posts

Rrëshqitje dramatike e tokës në Siçili

Siçili, 26 Janar 2026– Një rrëshqitje e madhe dheu në qytetin Nisemi, në lindje të Siçilisë, ka detyruar më shumë se 1,000 banorë të braktisin shtëpitë e…

Horoskopi ditor, e enjte 29 janar 2026

Dashi Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit….

Babai pl agosi vajzën dhe kolegun e saj/ TRONDIT dëshmitari: Pastroi gja kun nga biçaku dhe iku me qetësinë e vr asësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin tre ditë më parë, kur një 56-vjeçar plagosi me mjet prerës vajzën e tij dhe kolegun e saj. Ngjarja e…

Shoferi polak i kamionit që u përplas me tifozët e PAOK i shokuar: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me furgonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm…

“80 mijë euro i merrte nga Zv/ministri i tij në shtëpi”/ Meta nga qelia: Si përgjoheshin politikanë, biznesmenë dhe gazetarë nga “denoncuesi i korrupsionit”!

Pjesë nga rrëfimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të publikuar për herë të parë nga burgu. Meta ka shkruar fakte dhe dëshmi të reja,…

Tjetër tragjedi në ‘familjen’ e PAOK, 55-vjeçari ndërron jetë pasi mësoi për vdekjen tragjike të 7 tifozëve, një prej tyre mik i tij

Një tjetër lajm i keq ka prekur ‘familjen’ e PAOK, pasi një tifoz i kësaj skuadre ka ndërruar jetë pas lajmit tragjik për aksidentin me 7 viktima….