Gropa si krater vullkani nga shpëɾthimi i ɾaketave/ Të paktën 60 të νɾarë nga sυImet izɾaeIite në Gaza

GAZA- Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izɾaeIite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze. lzraeIi është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez.

Dhjetë njerëz u vranë në qytetin jugor Han Junis, katër në qytetin qendror Deir al-Balah dhe nëntë në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri, sipas spitaleve Nasser, Al-Aqsa dhe Al-Ahli, ku u sollën trupat.

lzraeli po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare për ofensivën dhe me trysni për të lejuar ndihma humanitare në Gazë, për shkak të krizës së madhe të urisë.

Gaza ka qenë nën bllokadën izɾaeIite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga 2 milionë banorët e saj janë në rrezik të madh urie të skajshme.

Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të mëdhenj të lzraeIit, kanë shprehur shqetësime për krizën e urisë.

Sulmet që vazhduan deri në mëngjesin e së premtes erdhën një ditë pasi tanket dhe dronët izraelitë sulmuan një spital në Gazën veriore, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha, thanë zyrtarët palestinezë të enjten.

Izraeli ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë sulmet derisa Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – t’i lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite të mbetura dhe të çarmatoset.

Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli do të ishte i hapur për armëpushim të përkohshëm për ta mundësuar kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza.

Por, ai tha se, nëse ato nuk kthehen, Izraeli do ta vazhdojë fushatën ushtarake për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Related Posts

Gruaja e oligarkut i reklamon private jet-in shqiptarëve të varfër

Në qendër të një hetimi të hapur prej muajsh nga SPAK, është emri i shumë-lakuar i Ilir Shtufit, oligarkut të ndërtimit i përfolur për skema pastrimi parash….

Aldo Bare kërkon në Gjykatën e Lartë uljen e dënimit

I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit. Mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje…

Morën pҽng një burrë për disa orë, në kërkim dy të rinj

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në Kamzë. Ai është mbajtur peng për disa orë brenda një banese….

E reja pranon vr*sjen e motrës dhe 4 fëmijëve të saj, zbardhet DËSHMIA TR0NDlTËSE e nënës: Ka…

Irene Mourtzoukou, një grua 25-vjeçare nga Greqia, ka tron ditur opinionin publik me rrëfimin e saj për vr asjen e katër fos hnjave, përfshirë fëmijët e saj…

E pabesueshme në Itali/ I moshuari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. E moshuara ndërron jetë në vend, personi që tentoi vetëvr*asjen mbijetoi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme. Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës,…

“Pushtet ABSOLUT, inerci e FRIKSHME”/ ALARMI i Presidentit Topi: Shqipëria në DUART e një njeriu…

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin Breaking në Top News ish-presidenti Bamir Topi. Ai foli rreth zhvillimeve të reja politike në Shqipëri duke e cilësual…