E rëndë/ Aksident me vd*ekje në vend, detajet e para

Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ngjarja në Durrës, flet babai: Mu errësuan sytë, ja pse e qëIIova vajzën me thi’kë?

Durrës, 27 janar 2026 – Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i arrestuar pasi plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare dhe një shtetas tjetër,…

Ndërron j*etë pas 8 ditësh i riu i aks*dentuar në Milot–Mamurras. Familja akuzon për neglizhencë spitalin e Traumës

TIRANË – Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës një nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur më 19 janar në autostradën…

Vr*sja e taksistit shqiptar në Belgjikë, vihen në pranga dy të rinj

BELGJIKË – Dy persona janë arrestuar nga autoritetet belge si të dyshuar për përfshirje në vr asjen e taksistit shqiptar Marko Beka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e…

Humbën jetë 5 persona. Përse shpërtheu fabrika e biskotave në Greqi

TRIKALA, GREQI – Autoritetet greke kanë nisur hetimet për tragjedinë në fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala, ku pesë persona humbën jetën gjatë një aksidenti të rëndë….

Horoskopi ditor, e mërkurë 28 janar 2026

Dashi Ka mundësi qe partneri t’iu beje një propozim te madhe gjate kësaj dite. Nga përgjigjja juaj do varen shume gjera kështu qe matuni mire para se…

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ata që duhen shmangur, lista me datat perfekte

Dita juaj e dasmës nuk është thjesht një festë, është një vendim i marrë me dashuri dhe siguri. Për çiftet që janë të fejuar ose në procesin…