Ndërtuesi zhvati 2 milionë euro me shitje shumëfishe, banorët në konflikt mes tyre

Shtetasit me inicialet A.B dhe S.F, të cilët nuk kanë preferuar të zbulojnë identitetet e plota, në një situatë normale duhet të ishin fqinj normalë, por në të vërtetë “janë armiq” për shkak të ndërtuesit.

Që të dy palët kanë nga një kontratë noteriale. Të dyja të hartuara para noterit Skënder Poga në Durrës. Ata kanë paguar lekët për të njëjtin apartament në katin e 6-të të këtij pallati. Shtetasi A.B e mori apartamentin nëpërmjet një kontrate kalimi të drejtash në vitin 2018, ndërsa S.F., emigrant në Itali, e mori këtë shtëpi nëpërmjet një kontrate noteriale të vitit 2020.

Ky veprim u krye pasi ndërtuesi i kishte mashtruar edhe më herë, duke i shitur banesën e katit të parë që ai e kishte blerë që në vitin 2009 dhe kishte likuiduar edhe pagesën. Kur A.B shkon të shohë apartamentin, konstaton të shënuar një numër italian në derë, por ndërtuesi i thotë të mos shqetësohet.

Megjithatë ai fillon e dyshon ndaj shënon numrin e tij mbi derë. Vetëm pak kohë pasi largohet, numri italian e telefonon dhe e pyet se përse e ke shkruar numrin tek dera e apartamentit tim, duke kuptuar që ishin mashtruar. Të dy “pronarët” kanë hedhur njëri-tjetrin në gjyq, ndërsa arrestimi i Tushajt nuk u jep shpresë.

Prokuroria e Durrësit ka konkluduar se mashtrimi arrinte në vlerën e 2 mln eurove dhe leja e ndërtimit nuk është zbardhur ende për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës.

Përmbaruesit thonë se shpesh herë, qytetarët e mashtruar padisin vetëm ndërtuesin dhe jo atë që jeton në shtëpi. Kjo e bën të pazbatueshëm urdhrin e ekzekutimit, pasi ai ka vlerë vetëm për personat që citon vendimi gjyqësor.

“Na ndodh shpesh dhe është një situatë e trishtueshme. Nëse personi ka kontratë para nisjes së procesit gjyqësor, ne nuk e prekim, vetëm nëse ka kontratë pas procesit atëherë mund të zbatohet ekzekutimi”, u shpreh Altin Latifi, përmbarues.

Në një distancë jo shumë të largët nga ky objekt, Tusha ka ndërtuar edhe dy pallate të tjera. Në këto objekte nuk ka probleme me shitjet e shumëfishta. Por aty problemet janë të një natyre tjetër. Ndonëse qytetarët i kanë blerë shtëpitë që në vitin 2010, nuk i kanë ende në dorë Hipotekat.

Banorët pretendojnë se kanë aplikuar për legalizim, por autoritetet u kanë thënë se ndërtuesi ka detyrime të papaguara, ndaj nuk mund të përftojnë./ Inside Story,

Related Posts

Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën një burrë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar më 16 mars 2026 në fshatin Grekan. Shtetasi E. B., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor…

E moshuara në Tiranë humbi jetën pasi u përplas nga autoboti, policia reagon me njoftim zyrtar

Një aksident i rëndë u regjistrua pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë….

Shtrenjtohet sërish nafta, çmimi me pakicë arrin..

TIRANË – Çmimi i naftës me pakicë në tregun shqiptar është rritur sërish, duke arritur në 199 lekë për litër, nga 193 lekë që ishte më 11…

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…