Dikur pjesë e FRPD/ Publikohet FOTO e autorit të dyshuar të pI*gosjes në Durrës

Personi që shihni në foto është Erkid Kazazi, 30 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit Arbër Gorejas, zonën e Fllakës, Durrës.

Kazazi është emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje, teksa nga ana tjetër rezulton të ketë qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.

Sa i përket plagosjes së djeshme, gjithçka ka ndodhur pasi Arbër Gorgeja ka bërë sherr me babain e autorit të dyshuar nga Kavaja. I plagosuri ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Askush nuk e imagjinonte çfarë fshihej në mushkëritë e tij…Pas 40 vitesh, një zbulim i çuditshëm tronditi mjekët

Ndonjëherë trupi fsheh gjëra që as nuk e imagjinon se ekzistojnë. Në vitin 2017, një burrë 47-vjeçar nga Preston shkoi te mjeku për shkak të një kollë…

Mjekët hoqën gjysmën e trurit…E konsideruan pa shpresë… ajo i habiti të gjithë

Në vetëm 8 vjeç, Christina Santhouse u përball me një gjendje shumë të rrezikshme në tru, e cila i shkaktonte deri në 150 kriza në ditë 😨⚡…

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…