La gruan me dy femije! Erion Isai: Divorci ishte gjeja e duhur, tani jam lidhur me

Erion Isai, tashmë kreu i bashkisë së Kolonjës, ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ai u ndal edhe te divorci i tij, që ka ndodhur para 2 vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë. Ai tha se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.

“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.

I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet.

Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga osh-bashkëshortja e tij, ku shkruante se ‘është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin’ duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj:

Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesej për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.

Ndërkohë ka pranuar se tashmë është në një lidhje të re romantike.

“Kam një romancë të re, kam një jetë të re në jetën time”, tha Erion Isai.

Lidhur me disa komete që i kanë përfol për orientimin seksual, ai u shpreh: Unë i jap llogari personit tim të zemrës dhe askujt, nuk më intereson. Më është dukur një qelbësirllëk në përgjithësi. Nuk më bën përshtypje, një kazan i madh që nuk më bën përshtypje.

Related Posts

Humbja e një foshnje ende të palindur: Procedim penal ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të Vlorës

Vlorë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar, pas një kallëzimi penal të bërë ndaj një mjekeje në Spitalin Rajonal të Vlorës,…

I nxehti ‘përvëlon’ Europën, disa shtete me alarm të kuq

Romë, 29 Qershor 2025 – Evropa Jugore po përjeton një valë ekstreme të të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende, duke…

“Njerëz të fuqishëm janë afruar…”/ Eni Çobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

Juristja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në emisionin “Shihemi në gjyq”. Në…

A do e kishte takuar Luizin jashtë “Big Brother”? Kiara bën RRËFIMIN prekës!

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka qenë së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ka zbuluar një…

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin! Detajet e para

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Ferrit Xhajko. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që një makinë ka…

Kur bukuria bëhet rrezik: Historia tronditëse e një 15-vjeçareje shqiptare që ra në kthetrat e anoreksisë

Një adoleshente shqiptare vetëm 15 vjeç, e shtruar aktualisht në shërbimin e psikiatrisë, po lufton për jetën pas një përvoje të dhimbshme me anoreksinë nervore. Nën presionin…