E fortë! Merret p*ng “‘Zonja e K*kainës nga Rresheni’ ne Ekuador– si nderhyri ushtria per ta shpetuar

A. H. nga Rrësheni dhe A. Gjini nga Lezha, blerësit e k kainës për llogari të grupeve shqiptare, ishin marrë peng nga karteli më i dhunshëm i Ekuadorit – një operacion ushtarak i jashtëzakonshëm i shpëtoi; “Pamfleti” zbulon identitetin, rolin dhe pasuritë që fshihen pas këtij çifti.

Një ngjarje e pazakontë dhe e mbuluar me mister ka kaluar pa shumë bujë në mediat shqiptare. Dy shtetas shqiptarë janë marrë peng në Ekuador nga grupi famëkeq “Los Choneros”, një nga kartelët më të fuqishëm të drogës në Amerikën Latine, i përfshirë në trafik ndërkombëtar k okaine, ekzekutime, rrëmbime dhe pastrim parash.

Dy shqiptarët janë rrëmbyer bashkë me tre shtetas ekuado rianë në zonën Santa Elena, në jugperëndim të vendit, ku karteli ka një prej bazave logjistike për kontrollin e rrugëve të kokainës drejt Europës. Sipas autoriteteve vendase, rrëmbimi ndodhi për shkak të një konflikti për kontrollin e tregut dhe zinxhirin e furnizimit.

Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, ky rast aktivizoi menjëherë Ushtrinë dhe Policinë ekuadoriane. Forcat speciale rrethuan zonën e Santa Elenës dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri të ashpër me anëtarë të kartelit për të liruar pengjet. Operacioni u mbajt i fshehtë për arsye sigurie dhe nuk u publikuan emrat e personave të liruar, përveç kombësisë së tyre.

Kush janë shqiptarët që i shpëtuan vdekjes?

Burime të sigurta të “Pamfletit” konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift nga veriu i Shqipërisë, konkretisht një vajzë nga Rrësheni me inicialet A. H., dhe një mashkull nga Lezha, A. Gjini, të dy të përfshirë në rrjetet e blerjes dhe transportimit të ko kainës nga Amerika Latine në Europë për llogari të grupeve të mëdha shqiptare.

Sipas informacionit të konfirmuar nga burime të zbatimit të ligjit dhe dokumente që qarkullojnë në letër-porosi ndërkombëtare, çifti është identifikuar si një hallkë kyçe në blerjen e ko kainës, përgatitjen e dërgesave dhe transportin e saj përmes rrugëve të maskuara në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

A. H., vajza nga Rrësheni, është një emër surprizë në këtë botë, pasi ka arritur të krijojë lidhje direkte me strukturat e karteleve, duke shfrytëzuar si femër një kombinim të rrezikshëm të besimit dhe tërheqjes. Roli i saj ka qenë jo vetëm për marrëveshjet financiare, por edhe për mbajtjen e kontakteve ndërmjet grupeve shqiptare dhe partnerëve në fushën e trafikimit.

Partneri i saj, A. Gjini nga Lezha, është një figurë më e njohur në terrenin e krimit të organizuar shqiptar, me lidhje direkte me grupe të trafikut në zonën e Shkodrës dhe Durrësit. Ai është përgjegjës për negociatat, logjistikën dhe rrugët e dërgesave, dhe është kontaktuar në disa raste edhe nga grupe rivale për shërbime të ndërlidhura.

Pasuri e fshehur pas një jete luksi

Të dy janë nën hetim nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare për pastrim parash dhe përfitime të mëdha nga aktiviteti kriminal. Të ardhurat e tyre janë përkthyer në prona, biznese dhe një mënyrë jetese të shfrenuar në Shqipëri dhe jashtë saj. “Pamfleti” disponon dokumente dhe foto që tregojnë ambientet e luksit ku kanë jetuar, automjetet luksoze që përdorin, si dhe rrjetin familjar që menaxhon pasuritë në Shqipëri në emrin e të afërmve.

Burimet zyrtare konfirmojnë se veprimet e mëtejshme ndaj këtij çifti janë objekt hetimi të thelluar, për shkak të dyshimeve se ata nuk janë vetëm “blerës” por pjesë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit të ko kainës për disa nga grupet më të fuqishme shqiptare, që operojnë në portet e Amerikës Latine dhe destinacionet në Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Itali.

Operacioni i shpëtimit të pesë pengjeve në Ekuador është quajtur një nga ndërhyrjet më të suksesshme të forcave të rendit, por gjithçka ka mbetur e heshtur për shkak të përmasave ndërkombëtare të çështjes. Zyrtarisht nuk është bërë asnjë komunikim nga autoritetet shqiptare mbi identitetin dhe të kaluarën e dy shtetasve shqiptarë të liruar nga pengmarrja.

Por hetimi vijon. Dhe sipas të gjitha gjasave, ajo që ndodhi në Santa Elena, është vetëm maja e një ajsbergu kriminal që lidh Shqipërinë me kartelet e ko kainës së Amerikës Latine./Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…