E pazakontë në Tiranë: 82-vjeçarja gjobitet me 10 mijë lekë për ushqimin e maceve të rrugës

Një rast i pazakontë ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku një e moshuar 82-vjeçare po sfidon një gjobë të vendosur nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), pasi ka ushqyer macet endacake pranë banesës së saj.

Zonja Irini, e cila jeton në Tiranë, ka qenë prej vitesh një kujdestare e maceve të rrugës, përveç atyre që mban vetë në shtëpi. Por përkushtimi i saj ndaj kafshëve ka sjellë përplasje me autoritetet, të cilat e kanë gjobitur me 10 mijë lekë për “ndotje akustike”, duke i kërkuar të largojë menjëherë macet nga ambienti përreth.

E moshuara ka refuzuar të pranojë gjobën dhe ka nisur një betejë ligjore, duke e çuar çështjen në gjykatë. Avokatja e saj, në një prononcim për Top Channel, ka theksuar se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen apo ushqimin e maceve, veçanërisht kur ato nuk shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë.

Aktualisht, Gjykata Administrative ka hedhur shortin për çështjen dhe pritet të shqyrtojë kërkesën për sigurim padie në mënyrë të përshpejtuar – një hap ligjor që, nëse pranohet, do të pezullojë përkohësisht pagesën e gjobës deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë të çështjes.

Zonja Irini, një figurë që ka fituar simpati në komunitet për dashurinë ndaj kafshëve, e konsideron vendimin e gjobës jo vetëm të padrejtë, por edhe një precedent negativ për trajtimin e kafshëve të rrugës.

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…