“E ka bezdi të thotë që është fëmija im…”, Grida Duma rrëfehet si kurrë më parë për djalin e saj

Si rrallëherë moderatorja e Top Story Grida Duma ka folur për djalin e saj Darien, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Është një individ i përmasave të jashtëzakonshme në karakter të cilin unë e admiroj, u shpreh Duma për djalin e saj.

Grida Duma: Nuk kam reshtur së bëri një detyrë me veten, lirinë e tij, kam një problem me modelin shqiptar, të varësisë së fëmijëve ndaj prindërve, sidomos kur prindi është dikush, në shoqëri është dikush, fëmija mund të paraqitet me emrin e prindit që është dikush dhe merr diçka më shumë.

Darieni ka vite që nuk shfaqet në publik me mua, sepse bezdia e tij që të thotë në ambiente që jam djali i ka nisur katër ose pesë vite më parë, nëse në moshën 14 vjeç e kishte me qejf këtë gjë, tani edhe kur jemi në makinë bashkë dhe ka njerëz që më përshëndesin edhe nga xhami, ai ul kokën dhe shikon telefonin dhe unë ia di disa gjeste që kjo është hapësira jote, hapësira ime është një tjetër.

Është një individ i përmasave të jashtëzakonshme në karakter të cilin unë e admiroj. Kjo nuk do të thotë që unë sa herë ia them jo admirim si nënë, si individ, jo se është fëmija im. Sa herë ia them këtë i them që kjo nuk ndryshon gjë fare nga mënyra se si unë e konsideroj veten autoritet para teje. Unë tani nuk e pyes ku është, çfarë po bën, ai del në mëngjes ose ka rutinën e vet, kemi disa kohë që nuk e pyes fare se dua ta pyes nga toksina e mendësisë shqiptare ku jemi pafundësisht të ndërlidhur në përmasa që nuk ka higjienë mendore për të kuptuar që kur je i rritur ti do të shkosh të bësh betejën tënde.

Ke qenë një nënë e rreptë?

Grida Duma: Jo fare, gjithçka që unë jam në publik, nuk jam në jetën private.

Si je në jetën private?

Grida Duma: Sipas meje jam njeriu komod, jo se nuk jam kërkuese, por e dua shtëpinë ambientin më komod të njeriut.

Related Posts

Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

Vala e nxehtësisë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit po vjen drejt fundit të saj me një ndryshim drastik të kushteve sinoptike në Kontinent….

Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju rrenqethë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e…

Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes….

Këto janë 5 shenjat emocionalisht më të paqëndrueshme të horoskopit

Të gjithë ne i kemi ditët tona të mira dhe të këqija. Por disa nga shenjat e horoskopit këto ndryshime i përjetojnë me shpesh se sa të…

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të…

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?

Shumica e njerëzve mendojnë se një dush i ftohtë do t’i ndihmojë të përballojnë valët gjithnjë e më intensive të të nxehtit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo…