Murtaja e bagëtive të imëta po bën namin në Kukës, kryetari u kyç gojën veterinerëve

Një situatë alarmante po zhvillohet në verilindje të vendit, ku murtaja e kafshëve të imta është shfaqur dhe po përhapet me shpejtësi në disa fshatra të Kukësit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë të ditur se çdo ditë në fshatrat Arrën, Shtiqen, Bardhoc dhe Bushtricë po ngordhin bagëti, kryesisht dele dhe dhi.

Banorët thonë se përmasat që po merr sëmundja janë të mëdha, ndërkohë që autoritetet vendore kanë dhënë urdhër që situata të kalojë në heshtje.

Sipas deklaratave të qytetarëve, Kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj, ka ushtruar presion ndaj punonjësve dhe banorëve, duke i kërcënuar me largim nga puna nëse flasin publikisht për shpërthimin e sëmundjes.

“Po ngordhin kafshët çdo ditë dhe askush nuk po ndërhyn. Na bëjnë presion të mos flasim, por kjo situatë po na rëndon”, shprehet një banor i zonës.

Në një përrua të një prej fshatrave të prekur, banorët kanë identifikuar një vend ku janë hedhur trupat e mbi 100 kafshëve të ngordhura, të cilat dyshohet se janë prekur nga sëmundja. Situata paraqet rrezik të madh edhe për përhapjen e infeksionit në mjedis dhe te njerëzit.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet veterinare apo Ministria e Bujqësisë, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për të ndaluar përhapjen e murtajës dhe për të mbrojtur jetesën e tyre.

Mesazhi i qytetarit:

“Kemi urdher nga Kryetari i Bashkis Albert Halilaj qe mos te flasim dhe ne Kukes eshte shfaq Murtaja, po ngodhin bageti cdo dite ne Arren, Shtiqen, Bardhoc , Bushtric, na ben presjon me largim nga puna po te flasim Kryetari i Bashkis

Ne prrua me poshte eshte kasaphane jane 100 cop bageti te ngordhura.

Related Posts

“Një romacë e papritur në punë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Këto ditë përcaktojnë financat për vitin 2026

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kjo është…

Ngjarje tr*nditëse! Gjenden pesë K0KA njerëzish të v*rur në plazh (Detaje)

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë k.okave njerëzore të lëna të v.arura në sy të publikut, së bashku me…

“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi,…

E FUNDIT: Lëkundje të fuqishme tërmeti në vendin fqinj, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe…

Horoskopi ditor, E mërkurë 14 janar 2026

Dashi Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni me debate te forta me atë qe keni ne krah. Asgjë nuk…

Burri në Yzberisht rreh dy 10-vjeçarët se hodhën kapsolla

Një denoncim shqetësues ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke ngritur edhe një herë alarmin mbi sigurinë e fëmijëve në ambientet publike. Sipas pamjeve të vëna në dispozicion…