SPAK fut përgjimin online, si në një “big brother” krejt krimi i organizuar dhe zyrtarët. Nuk ka më sekrete në rrjetet sociale…

Rrjetet sociale, që dikur shërbenin vetëm si mjete argëtimi dhe vetë-prezantimi, janë kthyer tashmë në një terrën hetimi për prokurorët dhe hetuesit financiarë të SPAK.

Burimet e hapura në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in, videot në YouTube apo postimet në blogje personale, etj po përdoren për të ndërtuar atë që quhet “profili financiar” i një personi nën hetim – një pamje e plotë e mënyrës se si jeton, krahasuar me atë që deklaron zyrtarisht.

Në një udhëzim të brendshëm të Prokurorisë së Posaçme shpjegohet se burimet e hapura janë bërë mjet kyç në hetimin e pasurive të pajustifikuara.

Ato shërbejnë për të identifikuar:

Llojin e jetesës që bën personi nën hetim (resorte luksoze, restorante të shtrenjta, udhëtime private)

Automjetet që përdor në realitet (edhe nëse nuk janë në emrin e tij)

Objekte luksi, si ora të shtrenjta, bizhuteri, veshje me vlerë të lartë

Vendbanimet reale krahasuar me adresat e deklaruara

Rrethin e ngushtë të kontakteve, bashkëpunëtorët, familjarët apo miqtë që mund të përdoren për të fshehur pasuri

Hetimi nuk ndalet me akuzën penale: Pas saj, vjen skanimi i jetës

Hetimet pasurore kryhen në mënyrë paralele me hetimin penal. Pra, edhe nëse një individ nuk është ende i pandehur për një vepër penale, SPAK mund të nisin hetimin e pasurive dhe jetës së tij, nëse lind dyshimi se ai apo familjarët e tij janë përfshirë në aktivitete të paligjshme ose kanë përfituar pasuri pa burim të ligjshëm.

Ky lloj hetimi kryhet në bazë të ligjit Anti-Mafia, i cili u jep autoriteteve të drejtësisë të drejtën të kërkojnë sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e pasurive, edhe nëse nuk ka ende një dënim penal përfundimtar.

Statistika zyrtare: 65 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm në vitin 2024

Gjatë vitit të fundit, SPAK raportoi sekuestrimin e 65 milionë euro pasuri, ndërsa 36.7 milionë euro janë konfiskuar përfundimisht me vendim gjykate dhe i janë kaluar pronësisë së shtetit. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Apartamente dhe vila luksoze

Truall dhe prona në bregdet

Njësi tregtare në qytete të mëdha

Automjete të markave të shtrenjta

Ora, bizhuteri, flori dhe kriptovaluta

Pse rrjetet sociale janë provë?

Burimet e hapura ofrojnë një gjurmë digjitale, që shpesh zbulojnë më shumë se deklaratat zyrtare. Një foto në Instagram me një “Rolex” në dorë, një video në TikTok në një resort me pesë yje apo një koment në një faqe interneti, mund të jenë indikatorë të qartë të një stili jetese që nuk përputhet me të ardhurat e deklaruara. Hetuesit e SPAK analizojnë gjithashtu:

Postimet e personave të afërt (gruaja, fëmijët, të dashurit, bashkëpunëtorët)

Aktivitetet e biznesit të lidhura me ta

Interesat dhe lidhjet e mundshme me kompani, prona apo automjete të paluajtshme

Ligji Anti-Mafia dhe barrë prove për familjarët

Sipas ligjit, pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimeve financiare mund të merren edhe nëse janë në emër të të afërmve të të dyshuarit, përfshirë bashkëshortin/en, fëmijët, vëllezërit, motrat apo miq të ngushtë.

Avokatët kritikojnë këtë aspekt, duke e quajtur “një barrë disproporcionale për familjarët”. Ata theksojnë se shpesh, personat e afërt nuk kanë dijeni për origjinën e pasurive që mbajnë në emër, por mbeten të detyruar të provojnë burimin e tyre ligjor.

Një “Big Brother” i ri, por legal: Çfarë po ndryshon në hetimet moderne

“Bota po digjitalizohet, dhe hetimi gjithashtu”, tha një burim nga SPAK, duke theksuar se në kohën kur të gjithë jetojnë publikisht në rrjet, krimi nuk mund të fshihet më pas një perdeje të zakonshme.

Kjo metodë moderne e hetimit, e cila njihet ndërkombëtarisht si Open Source Intelligence (OSINT), përdoret nga shumë agjenci ligjzbatuese në Europë dhe SHBA.

Analizë: Krimi dhe korrupsioni nuk i besojnë më bankës – Por vila, kriptovalutës dhe Instagramit

Krimi i organizuar në Shqipëri, sipas SPAK, ka ndryshuar format e investimit. Në vend të pasurive të deklaruara apo llogarive të bankës, paratë “e pista” futen në ndërtim, blerje tokash, tregti makinash luksoze apo përdoren për blerje në kriptovaluta – të gjitha forma më të vështira për t’u gjurmuar tradicionalisht, por që lënë gjurmë digjitale.

Altin Dumani dhe SPAK

Altin Dumani po bën epokën me të famshme dhe me të guximshme të hetimit kundra krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një prokuror që nuk epet para presioneve dhe që ka futur teknologjinë me moderne të hetimit.

SPAK u krijua me themelet e gurta të Arben Krajës ndërsa sot është bërë ndërtesa me prokurorët më profesionistë e më kurajozë në saj të shembullit personal të Altin Dumanit. Në fakt duhet që politika t’ju jap mandat të dytë, kush dëshiron të vazhdojë. Por duket se PS dhe PD po merren vesh nën rrogoz që ti largojnë një nga një këta prokurorë të SPAK-ut, të cilët guxuan me patriotizëm dhe kurajo të penalizojnë kapot me të mëdha të krimit, si dhe nga politika e lartë.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…