Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një vajze të mitur.
Ngjarja u bë e ditur pas një telefonate të vajzës, e cila njoftoi policinë për vendndodhjen ku ishte me të riun. Policia ndërhyri dhe të dy të miturit u shoqëruan në Komisariat.
Mësohet se e mitura ka shkuar në banesën e 16-vjeçarit, aty kanë kryer marrëdhënie dhe më pas ajo është futur në banjë për të bërë dush dhe nga aty ka telefonuar Policinë e Shtetit, e cila ka mbërritur në banesë, duke shoqëruar 16-vjeçarin.