“Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën”/ Gazetari plas deklaratën bombë : 1-2…

Gazetari dhe drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka nisur një hetim, i ka ofruar shuma të majme për të ‘mbyllur’ gojën përballë denoncimeve të tij publike.

I ftuar në një studio televizive, Toska tha se ka qenë vetë Balluku dhe njerëz të saj që i kanë ofruar shuma të mëdha, por që ai s’i ka pranuar, ndërsa shtoi se mund të kapnin vlerat e 1 apo 2 apartamenteve.

“E kam nisur këtë betejë mediatike ndaj Ballukut, për asnjë arsye personale. Gjyshi i Belinda Ballukut ka qenë i internuara në zona e Roskovecit. O Beqir Balluku dil andej nga pambuku. Ia përmendin atë si bejte. Ajo u hakmor për zonën tonë. Vuri një termocentral që i solli dëm zonës, duke i çuar energjinë Greqisë. Me një aferë, shkatërroi zonën bujqësore.

Ajo shkeli banorë të tërë për arsye përfitimi, në kurriz të tyre dhe në të mirë të Greqisë. Belinda Balluku, pasi mori vendimin për të shkatërruar zonën më bujqësore të Rroskovecit. Nisa të nxjerr akuza. Shumë media dhe një pjesë e opozitës është bërë zëri i Ballukut. Për mua Balluku, s’kam asnjë interes personal, më është afruar dhe më ka joshuar, njerëz të saj, pazare të paimagjinueshme.

Shuma të majme, që mund të sigurohej familja. Shifra të majme, 1 apo 2 apartamente. Të tjerët janë në Pazar me Ballukun. Jam Almer Toska dhe bëj betejë me vija të kuqe përballë Ballukut. S’po merrem me jetën private të Ballukut, por me jetën publike të saj. Do të merrem deri në fund.”, tha ai

Related Posts

Upss/ Gruaja e Mirit zbulon çfarë do t’i thoshte Selinës po ta takonte në BBVA

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka shuar kureshtjen e publikut duke zbuluar se si do të reagonte nëse do të kishte një përballje direkte me Selinën brenda shtëpisë…

Tragjedia përsëritet/ 34 vite më parë, një tjetër familje shqiptare shuhet në të njëjtin qytet, nga rrjedhja e gazit

Një tragjedia e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë, ku në zonën e Luccas, katër anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën për shkak të rrjedhjes së…

Deklarata e fortë e gruas së Mirit: Nëse kjo situatë ndodhte në Gjermani, produksioni do e pësonte keq, do të hynte politika dhe

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar me tone të forta lidhur me incidentin e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos, duke sjellë një këndvështrim të bazuar në standardet…

Bëni kujdes/ E premte me stuhi shiu dhe dëborë, të rrezikuara këto qytete

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…

Familja shqiptare u helmua me gaz në Itali, fqinji tregon momentet dramatike: Kur i gjetëm ishin ende gjallë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes…

Ish-Presidenti Alfred Moisiu u dërgua në spital pas komplikacioneve, ja si paraqitet sot gjendja e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që shfaqi. Ish-kreu i shtetit…