Një ekspres kafeje, një tas proshutë, një foto me kalin…dhe 4 të vd*kur

Brenda një harku të shkurtër kohor, një jave, kronika e zezë është mbushur me lajme vrasjesh ku kryesisht arsyet sipas asaj çfarë kanë treguar përfundimet e hetimeve kanë qenë: motive të dobëta.Vetëm 1 javë më parë, opinioni publik u zgjua me lajmin e kobshëm të ikjes para kohe nga jeta të dy të rinjve, të cilët u vranë mes tyre në Manzë të Durrësit. Konflikti momental nisi pak pas mesnate për ekspresin e kafesë.

Daniel Pepa u konfliktua me Alteo Pepën për ekspresin e fikur, zënkë në të cilën u përfshinë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.

Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit Kurti. Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë.

Në media u fol gjatë, gjatë gjithë ditës se si gjaknxehtësia pas motiveve banale kthehej në tragjedi jo vetëm për të rinjtë vetë por dhe për familjet e tyre.

Nuk kaloi shumë dhe dy vrasje të tjera brenda 2 orësh tronditën vendin në dy qytete të ndryshme.

Një tas proshute u bë arsyeja e alarmimit të zonës së Komunës së Parisit në kryeqytet, ku picieri vrau duke i ngulur thikën në qafë kuzhinierit.

Filip Shehu, 41 vjeç, autor i vrasjes së kolegut të tij Indrit Ismaillari, 34 vjeç, ka dhënë një dëshmi të re për ngjarjen tragjike që ndodhi në një restorant në zonën e Komunës së Parisit. Ai ka deklaruar se konflikti që çoi në vrasje ishte i çastit dhe i lidhur me një mosmarrëveshje për punën, por ka shtuar se marrëdhëniet mes tij dhe viktimës kanë qenë konfliktuale për një periudhë të gjatë.

Në dëshminë e tij, Shehu ka thënë se ka pasur një ndjenjë të kërcënimit nga Ismaillari dhe ka shtuar se ata kishin pasur grindje të vazhdueshme, të cilat përfunduan tragjikisht në një incident të papritur. Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.

Nuk kaloi shumë dhe një ngjarje tjetër e rëndë u raportua nga Berati, ku ajo që pritej të ishte një ditë relaksi me familjen e tij, përfundoi si mos më keq për 52-vjeçarin Keli Hoxha.

Ky i fundit u vra me thikë nga 63-vjeçari Kristo Mema në sy të vajzave, gruas dhe nënës së tij. E gjitha kjo për shkak të një fotoje me kalin që viktima donte t`i bënte vajzës së vogël.

Dëshmitarët dhe policia kanë raportuar se pas një paralajmërimi të autorit, “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, Keli nuk është bindur dhe ka prekur kalin. Më pas, për shkak të një sharjeje nga ana e viktimës, konflikti ka eskaluar dhe Kristo Mema ka nxjerrë thikën e fshehur në samarin e kalit dhe ka goditur Kelin në trup, duke e vrarë.

Pas krimit, Mema është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një shpellë të kalasë, ku ka qëndruar për disa orë duke tentuar të shmangte arrestimin. Ai ka lidhur kalin në kasollen e tij dhe ka marrë ushqime për t’u mbajtur gjatë periudhës që policia po e kërkonte

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…