Edhe me burrë, edhe me d*shnor? Habit biznesmenja shqiptare: Kam qenë e para, por dhe e treta

Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera”. Kanë qenë këto deklaratat e dhëna nga sipërmarrësja Arba Gramo, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ka habitur me deklaratat e saj.

E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe. Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.
“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit. Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie”.

E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.

“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.

Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnoresh.

“Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”-u shpreh Gramo

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…