Nga se shkaktohet dhe çfarë është ‘SPOK’, s’mundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos

Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda dje nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

Por çfarë është SPOK?

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

1- Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

2- Cilat janë shenjat dhe simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje?

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes (efortit), janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt > 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

3- Si diagnostikohet?

Diagnoza vendoset me anë të një testi të thjeshtë që quhet Spirometri me provën me bronkodilatatore (ventoline). Çdo subjekt me moshë mbi 40 vjeç mashkull ose femër, me ose pa ankesa, i rekomandohet të kryejë këtë egzaminim. Nëse pacienti diagnostikohet me SPOK duhet të përcaktohet grada e sëmundjes, që janë A,B,C,D (stadi I,II,III,IV).

4- Cilat janë alternativat e trajtimit të kësaj sëmundje?

Duhet inkurajuar ndërprerja e pirjes së duhanit. Plani i mjekimit përcaktohet në varësi të gradës (stadit). Grada e parë nuk kërkon mjekim të vazhdueshëm, por vetëm në rast se pacienti ka ankesa.

Gradat e tjera kërkojnë mjekim më të gjatë. Mjekimi në përgjithësi konsiston fillimisht në ndërprerjen e pirjes së duhanit nga ana e pacientit dhe në përdorimin e medikamenteve që merren në formë inhalatore (në formë pompe) për një kohë të gjatë, por kjo në varësi të stadit të sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit (sëmundjet shoqëruese).

SPOK është një sëmundje që nëse prek një person nuk mund të shërohet më. Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Related Posts

Do zvogëlonte stomakun, biznesmeni vd*s në një klinikë në Tiranë

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, kishte vendosur që të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që nuk kishin pasur kurrë sukses, kishte vendosur t’i…

Alba Pollozhani reagon pas daljes nga BBVK

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll Dreshaj, ish-banor i “Ferma VIP”. Në postimin…

Sot pas mesdite nis… vjen parashikimi i forte, ja ç’pritet

Për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit….

Tragjedi në këtë shtet, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga kursi në një rrugë në Bolivi dhe ra në një shkëmb 150 metra të lartë. Aksidenti…

Dalin EMRAT/ Vendimi për Ballukun: Kush janë gjyqtarët Kushtetues që votuan “pro” dhe “kundër”

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për…

“Urime pavarësia” Ndodh gjatë natës/ Alba lë përfundimisht shtëpinë e BBVK pas sherrit të ashpër me produksionin

Rrugëtimi i Albës në “Big Brother VIP Kosova 4” është ndërprerë në mënyrë të papritur gjatë spektaklit të së premtes, pas një përplasjeje të fortë me produksionin…