E forte! Arben Malaj: Ja çfarë na tha Fatos Nano, kur i kërkuam të h*kmerrej ndaj Berishës

Një ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano.

Ai vlerësoi kontributin e Nanon në modernizimin dhe strukturimin e PS-së, që sipas tij ishte dhe sfida më e madhe pas viteve ’90.

“Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës

Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90.

U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i PS dhe njerëzit e gjetën veten atje dhe nuk e kishin imediate të krijonin parti.

Modernizimi shpirti demokratik e liberal i bëri bashkë të majtët që të merrnin përgjegjësinë për të qeverisur vendin pas ’97-ës”, tha Malaj për A2.

Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos, Malaj rrëfeu momentet e tij më të vështira, mësimet politike që ka marrë prej tij dhe dallimet mes një lideri si ai dhe Berishës.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u bllokua votimi i ministrave, për shkak të grindjeve brenda PS-së. Atë ditë Nano më dha një mësim politik. Pse politika në Shqipëri është vështirë?

Këdo që takonte nga socialiste u drejtohej si institucion dhe në fund më tha e kupton pse është i vështirë ky vend? Se çdo njeri e konsideron veten institucion, e njihte psikologjinë e politikanëve dhe njerëzve, por kishte shpirtin e tij dhe nuk kishte armiq të përhershëm.

Në kryesi kemi pasur një debat dhe Ilir Zela ishte duke debatuar me shpirtin kritik dhe situata u ç’tensionua kur Nano ndërhyri dhe i tha; Ilir ne jemi të dënuar të punojmë bashkë edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin

Kishte gjithmonë atë hapësirën se njeriu duhet të ndjehej të vlerësohej prapë. Jo si në partitë e tjera politike. Në atë kohë gazetarët kishin një konkluzion ku dallonte stili i Nanos me të Berishës nëse berisha të zbret nga autobusi edhe nëse kalon prapë nuk të merr kurse po të zbrit Nano rri aty se e vjen të merr prapë. Gjenin filozofinë e thjeshtë për të bërë dallimin”.

Sipas tij Nano është i fundmi lider që lejonte debatin dhe garën me votë. Malaj thekson se Nano kishte ambicie por e pranonte realitetin edhe kur u tërhoq nga ambicia e tij për president.

“I fundmi lider i një partie të madhe që lejonte debatin e garën me votë. Tani është raporti mes autokracisë e demokracisë. Demokracia e brendshme është limituar. E dëshironte postin e presidentit e provoi dy herë por herën e dytë u tërhoq. E pamë që nuk kishte mbështetje as nga PS e partitë e tjera dhe nuk ndoqi rrugën kishte ambicie, por e pranonte realitetin”, tha Malaj.

Ai vlerësoi liderin socialist edhe për faktin se nuk u hakmor pas daljes nga burgu, por kërkonte paqen socialiste.

“Kam mësuar shumë nga të bërit politikë nga Nano. Sapo doli nga burgu në mbledhjen e grupit parlamentar, disa socialistë mendonin se lideri i PD duhet të jepte llogari, dhe unë mendova që Nano do të gjente rastin për t’u hakmarrë, por ajo që Nano tha ishte shumë domethënëse; ju më keni mitizuar mua dhe unë dua të ç’mitizohem. Nëse më thoni fut në burg liderin e opozitës unë nuk krijoj mite të tjera që të mbetem pjesë e grindjeve dhe situatave të vështira. Ato vuajtje i kam mbajtur unë në kurriz ne duhet të sjellim paqe sociale.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…