L*ftë mes dy familjeve në vend, të paktën 3 të vr*rë dhe mbi 10 persona të pl*gosur!

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.

Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.

Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia,

Related Posts

Ikën në emigrim PER NJE JETE ME TE MIRE, bυrri nga veriu bënte dy punë/ Po një natë gjen grυan duke ia dredhυr me

Një burrë ka zgjedhur të ndajë historinë e tij me lexuesit. Ai tregon se bën dy punë që bashkëshortes së tij të mos i mungojë asgjë në…

Sezoni i ri “Big Brother VIP” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit, duke zbuluar se shtëpia e famshme do të…

Skandal në Maqedoninë e Veriut, rishfaqen “Majmunët Maqedonas”: Dhoma gazi për shqiptarët

Shkëndija e Haraçinës luajti sot në transfertën e Pobedas, duke fituar me rezultatin 0-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në…

“SPAK të provojë se 50 milionë eurot janë zhdukur”/ Paratë e vjedhura me firmën e Ballukut të rikthehen në buxhet

Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme të provojë se 50 milionë eurot e tenderit për Tunelin e Llogarasë…

“Merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë”/ Si u shndërrua përpjekja për faljen e gjaqeve në një arenë Iufte në Greqi?

Klima në fshatin Vorizia, në Heraklion, është kthyer në arenë lufte, pasi një përplasje e dhunshme midis dy familjeve ka përfunduar tragjikisht me dy të vdekur dhe…

“Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi : Habiti gjithë lagjen

Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata…