“Vajza preku kalin te gusha, Keli e kishte për dore kur u vr* me thikë në kalanë e Beratit”

Pas ngjarjes tragjike në kalanë e Beratit, ku humbi jetën 42-vjeçari Keli Hoxha, janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si ndodhi krimi. Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia, familja kishte ardhur për pushime nga Britania e Madhe dhe gjatë vizitës në kala, vajza e tyre e vogël kishte kërkuar të prekte një kalë të lidhur pranë qendrës. Në atë moment, pronari i kalit, 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, reagoi me tone të ashpra dhe filloi ta ofendonte. Keli tentoi të shmangte konfliktin, por teksa po largohej, Mema e goditi me thikë në bark.

Ngjarja ndodhi në oborrin e kalasë, në një zonë që është aktualisht në rindërtim, përpara familjes së tij dhe dhjetëra turistëve të tjerë.

Autori, që ushtronte pa leje aktivitetin e shëtitjeve me kalë në kalanë e Beratit, është arrestuar dhe gjykata e ka lënë në burg. Familjarët e viktimës mohojnë versionet që flasin për një debat mbi pagesën, duke sqaruar se konflikti nisi vetëm sepse Hoxha e preku kalin me dorë. Ata thonë se 42-vjeçari u përpoq të ruante qetësinë dhe se fjalët e fundit të tij ishin më vrau me thikë. Me origjinë nga Tropoja dhe banues në Britani, Hoxha ndërroi jetë në Spitalin e Beratit pak minuta pas ngjarjes, ndërsa familja e tij kërkon drejtësi për krimin e kryer përpara syve të fëmijëve të mitur.

“Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare. Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. Theksoj se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen. I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto. Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin”, shkruan bashkëshortja e Keli Hoxha i cili u vra tragjikisht në kalanë e Beratit.

Related Posts

“Do të vr*s nëse nuk më kthen borxhin”- Së bashku me dy vëllezërit sh*ntazhonte një të ri dhe familjen e tij, vijon të jetë në kërkim një nga autorët

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të…

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

E r’ëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund j*tës, hidhet nga paIIati

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës në Tiranë. Një banor i zonës i ka dhënë fund…

E RËNDË në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa j*të, në trup ka pIagë me…

Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vd ekur në rrugën Orfanidou 8, në një apartament Airbnb në katin e gjashtë, pas rrugës Dodekanisou në Selanik. Nga të…

E rëndë! Zjarr në një azil pleqsh, të paktën 10 të vd*kur dhe 20 të pIagosur

Të paktën dhjetë persona u v.ranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Tuzla, në verilindje të Bosnjës,…

Tërmeti i fortë godet vendin fqinj/ Paslëkundjet e vazhdueshme tmerrojnë qytetarët

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë, në orën 09:16 me orën lokale. Magnituda e tërmetit ishte 4.8. Tërmeti kishte një thellësi prej 7 km dhe u…