BE jep lajmin e madh: Shqipëria drejt anëtarësimit deri në 2027 – KE shpërblen me 93 milionë euro!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin tonë.

Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë, Gonzato e cilësoi këtë raport si një vlerësim të qartë të rezultateve konkrete që Shqipëria ka arritur në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Pesë nga gjashtë grup-kapitujt janë tashmë të hapur, dhe kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme,” – u shpreh ambasadori Gonzato.

Ai shtoi se Shqipëria ka përmbushur 21 masa reformuese gjatë vitit 2024, çka i hapi rrugën Komisionit Evropian të disbursonte 93 milionë euro në mbështetje të reformave dhe zhvillimit institucional.

“Ky është një moment unik që duhet shfrytëzuar plotësisht. Po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me legjislacionin e BE-së. Komisioni është gati të mbështesë objektivin e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2027,” – theksoi Gonzato.

Ai nënvizoi se ritmi aktual i reformave duhet jo vetëm të ruhet, por edhe të përshpejtohet, pasi përmbushja e hapave konkretë është thelbësore për mbylljen e kapitujve të mbetur të negociatave.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…