Pas shortit në Zyrih vjen reagimi i menjëhershëm i Sylvinhos :Ja si e pres përballjen me Poloninë

Trajneri i Kombëtares së futbollit Sylvinho ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live” pas shortit të “play off” në Zyrih.

Sylvinho u shpreh se nuk duhet të bazohemi tek ndeshja e fundit me Poloninë, referuar fitores së fundit, pasi ekipet ndryshojnë. Në lidhje me mundësinë për t’u përballur me Ukrainë ose Suedinë nëse kalojmë në finale, ai tha se me këdo që të luajmë, ndeshja do jetë e vështirë.

“Ne bëmë gjithçka për t’u renditur i dyti. Të jesh këtu është ndjesi shumë më mirë për të gjithë shqiptarët. Tani kush do që të binte do ishte njësoj. Do luajmë për 90 minuta dhe gjithçka varet nga aty. Le të fitojë më i miri. Sfidat nuk do jenë njësoj sepse kombëtaret ndryshojnë me kalimin e kohës. Nuk duhen bërë krahasime me fitoren e fundit. Janë të gjitha ekipet të vështira, me këdo që të na duhet të ndeshemi. Por të mendojmë më mirë për ndeshjen e parë. të përgatitemi sa më mirë për Poloninë, edhe pse nëse kalojmë, do ndeshemi sërish shumë shpejt me ekipin e dytë.

Mua më pëlqen të fitoj dhe jemi këtu sepse fituam. Në shtëpi sigurisht jemi më të fortë dhe kemi fituar më shumë në shtëpi, prandaj më pëlqen më shumë në shtëpi. Të gjithë flasin shumë mirë për ne kur luajmë në shtëpi.

Lojtarëve u dhashë një mesazh pas ndeshjes me Anglinë dhe i urova. E meritojnë që të jenë këtu dhe tani në mars do të takohemi sërish, mezi po pres. Kam shumë besim tek ekipi. U kualifikuam në europian, luajtëm në europian. Tani jemi në ‘play off’ të botërorit, kemi bërë ndeshje dinjitoze.”- tha Sylvinho.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…