I ftohti polar vjen në Shqipëri, rreziku i përmbytjeve ende s’ka kaluar

Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore.

Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore.

“Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien dhe reshjet do të mbeten prezente deri të dielën dhe të hënën,” tha Porja në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se episodi i ftohtë do të zgjasë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në disa gradë nën zero. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, ndërsa më 27 nëntor mund të shfaqet një fenomen i shkurtër, por me reshje të dendura, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

Ndërkohë, në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të tokës së tejngopur nga reshjet e ditëve të fundit. Deri më 28 nëntor, vendi pritet të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

“Toka është e tejngopur me lagështirë dhe edhe një episod i vogël reshjesh mund të rezultojë problematik për zonat që janë përmbytur,” paralajmëroi sinoptikania.

Related Posts

Detaje nga vr*sja me çekiç në Thumanë. Andi Vokrri e m*sakroi 57-vjeçarin në sy të gruas dhe nënës së tij!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh. Autori e ka goditur me…

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 janar 2026

Dashi Pritet qe partneri t’iu kushtoje me shume vëmendje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Do kaloni çaste te mrekullueshme dhe nuk do doni…

Nëna e mbylli në institucion dhe e detyruan të pastronte tualete – sot ajo është milionere e Hollywood-it

Drew Barrymore lindi në vitin 1975 në një nga familjet më të famshme të Hollywood-it. Mbiemri Barrymore ishte legjendë në botën e filmit dhe dukej sikur fati…

‘Vd*s Lulzim Basha dhe Xhensila Myrtezaj’! BIRN: Faqja online që po u bën ‘funeralin’ personazheve të njohur publike

“Dhimbje/ Vd*es këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo…

“Bordi i Paqes” së Trump, Kokalari-Ramës: Ose ke falur Sazanin, ose do paguash 1 miliardë USD

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ftesën që Presidenti amerikan Donald Trump, i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama, për…

Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve…