“Mora në qafë shumë vajza”, Jonida Maliqi: Mos ab’uzoni me përdorimin e…

Këngëtarja dhe ikona e stilit, Jonida Maliqi, e ftuar së fundmi në programin “Rudina”, ka bërë një rrëfim të sinqertë lidhur me eksperimentet e saj me pamjen e jashtme, duke pranuar hapur një nga pendesat e saj më të mëdha estetike. E njohur për guximin e saj në modë dhe dukje, Maliqi pranoi se ndikimi i saj ka bërë që shumë vajza të ndiqnin verbërisht trendet që ajo vendoste, veçanërisht atë të vetullave tatuazh, për të cilin sot kërkon ndjesë.

Këngëtarja zbuloi se procesi për të rregulluar këtë gabim të së shkuarës ka qenë i dhimbshëm dhe i gjatë. Ajo u shpreh: “Kam bërë seanca lazeri të cilat i hoqa komplet, totalisht vjet dhe pastaj m’u desh që t’i ribëja në një formë tjetër pak më natyrale, pudër, jo më ai tatuazhi i mirëfilltë sikurse e kam në trup. Vërtet e kam vuajtur shumë.”

Sipas saj, këto vendime ishin pasojë e dëshirës për të qenë gjithmonë e veçantë në ekran. “Këto janë ndoshta edhe gabime të brezit tonë, të risive që vinin asokohe, të trendeve, plus duke qenë në ekran unë kam qenë gjithmonë shumë e guximshme dhe ndonjëherë merrja në konsideratë vetëm dëshirën time, jo pasojat sesi do të vinte jeta më vonë,” shpjegoi Maliqi.

Në përmbyllje, ajo dha një mesazh të fortë ndërgjegjësues për vajzat, duke u nisur nga eksperienca personale: “Këshilla nga eksperienca ime personale do të jetë mos abuzoni dhe tejkaloni me përdorimin e fillerave dhe botox. Ndonjëherë ai ekzagjerimi nuk të bën të rikthehesh në identitet.”

Related Posts

“Po vijnë para nga aty ku nuk e presin”/ Tre shenjat e horoskopit që do të lënë pas vështirësitë financiare dhe do te kene bollek…

Marsi i vitit 2026 nuk sjell vetëm rinovimin pranveror, por edhe një kthesë të rëndësishme ekonomike për disa shenja të horoskopit. Progresi financiar përpara pranverës së këtij…

E trishtë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari (Foto)

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje…

I FUNDIT/ Aksident me vd*kje në vend

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës, duke tronditur komunitetin lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin rrugor Shkozet–Plepa, një segment…

Nuk është mirë t’ia prishësh imazhin asaj vajzës jashtë”/ Miri dhe Edisa bisedojnë për Selin

Një bisedë plot reflektim ka ndodhur mes Mirit dhe Edisës, të cilët kanë kthyer vëmendjen te Selini dhe mënyra se si ajo po perceptohet nga publiku. Gjatë…

“ACAROHET” situata / Berisha kërcënon Ramën: Për 25 minuta të vij në Surrel..

Sali Berisha ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ka kërcënuar kreun e qeverisë se për 25 minuta mund t’i dërgojë protestuesit në Surrel….