EMRI/ U godit për vd*kje nga betonierja në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit

Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës. Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.

Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë. Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.

Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.

“Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane.

Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…