Dëshmia e Daniel Pepës për ngjarjen në Manzë: ‘Veprova për t’u mbrojtur, ndryshe do më godiste ai’

Rreth një muaj pas episodit të rëndë të ndodhur në një lokal në Manzë, është dorëzuar dje i shumëkërkuari Daniel Pepa, i cili akuzohet për rolin e tij në konfliktin që përfundoi me dy humbje jete, përfshirë atë të Flori Paluçit.

Gjatë dëshmisë së tij, Pepa është shprehur: “Veprova për vetëmbrojtje. Nëse nuk do reagoja, do më eliminonte ashtu siç ndodhi me Aranitin.”

Ngjarja u regjistrua më 22 tetor, në ambientet e jashtme të një lokali në Manzë. Fillimisht, Pepa kishte hyrë në lokal ku u konfliktua verbal­isht me kamarierin Alteo Pepa dhe me Flori Paluçin, i cili ndodhej aty me disa persona të tjerë, mes tyre edhe Erald Cani (i ndaluar për moskallëzim rasti).

Sherri nisi pasi Daniel Pepa kërkoi një kafe, por kamarieri i tha se ekspresi ishte fikur. Pas debatit të shkurtër, Pepa u largua me makinën e tij, por u rikthye sërish bashkë me Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin. Sipas hetimeve, në momentin që ata tentuan të futeshin brenda lokalit, Paluçi doli jashtë dhe shkreh armën në tokë.

Në atë çast, Pepa reagoi duke qëlluar në drejtim të Paluçit, ndërsa shoku i tij Aranit Kurti e goditi me grusht. Paluçi më pas u kundërpërgjigj, duke shkaktuar plagosje fatale. Nga përplasja humbën jetën Aranit Kurti dhe vetë Flori Paluçi.

Dëshmia e Pepës tani pritet të vlerësohet nga hetuesit, të cilët do të përcaktojnë nëse pretendimi i tij për vetëmbrojtje qëndron apo jo, bazuar mbi provat e mbledhura.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…