Hëna e re te Akrepi sjell zhvillime të mëdha! Meri Gjini: Kujdes, kjo shenjë Horoskopi bëhet objekt thashethemesh

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kemi një Hënë të re që sot në orët e para të paradites. Sot dita është me ngarkesa.
Kemi Hënën e re, Diellin, Mërkurin retrogradë. Ka situata të papritura që duhet t’u japim drejtim. Kemi nisje të reja që vijnë me stres, por janë të mira.

Kemi një Hënë që në pozicionin ku është, ka fillime të vështira, por nisjet e reja i rezistojnë kohës. Ka një tendencë shumë të fortë për të thënë fjalën e fundit, të parën. Me kujdes me komunikimin.
Ditët janë intensive deri në datën 29.

Dashi
Kjo Hënë e re do të ndihmojë në sqarime në situata profesionale, me bashkëveprues, me eprorë, me njerëz të tretë. Do të korrigjojë çfarë shqetësimesh ke pasur këto kohë në drejtimin e punës. Si shije përfundimtare ka qartësim ose stabilizim të të ardhurave të tyre. Venusi në bashkim me Mërkurin te Akrepat lidhet sërish me bashkëpunëtorët.

Demi
Me Hënën e re ballë për ballë me Uranin e tyre, ose janë të detyruar për të zgjidhur situata në emergjencë, ose janë të detyruar për të pasur nisje të reja. Në të dyja situatat do të ndjejnë totalisht mbështetjen e rrethit të tyre të ngushtë ose më gjerë. Do të lëvizin çdo gurë për t’ia dalë mbanë dhe për të zgjidhur shqetësimin e tyre. Bashkimi i Mërkurit me Venusin nxjerr situata personale për sqarime.

Binjakët
Me këtë Hënë të re duhet të korrigjojnë agjendën ditore, për të pastruar veten nga çfarë u duhet dhe çfarë nuk është produktive. Mbani në agjendë çfarë ju shërben. Mërkuri me Venusin do t’ju ndihmojë për të qartësuar keqinterpretime me njerëzit në ambientet profesionale. Do të sheshoni çfarë nuk shkon.

Gaforrja
Një hyrje shumë e mirë. Situata që nuk i presin dalin në skenë nga dita e sotme, qofshin situata që janë dëgjuar para një muaji, ose detyrime që i keni marrë përsipër për t’i zgjidhur. Të papriturat janë në shërbim të ekuilibrit emocional dhe, e dyta, zgjerime të vogla ekonomike.

Luani
Kjo Hënë e re është në familjen e tyre të 4. Dy detyrime kryesore që dalin janë: gjetja e formës për të arritur një detyrim konkret që e doni shumë në aspektin e punës, dhe e dyta ka të bëjë me shtëpinë; mund të jetë dekorim, arredim, rregullim. Venusi mund të nxjerrë një imponim në raportet brenda familjes. Kujdes në komunikim me prindërit.

Virgjëresha
Ky 4-ditësh shoqërohet me takime, me vizita, ose do të lëvizni për të takuar njerëz. Të gjitha këto ju rregullojnë humorin dhe janë në favor të zgjerimit të bazës bashkëvepruese. Ide të reja mund të lindin këto ditë.

Peshorja
Hëna është në një pozicion shumë të mirë. Pikëpyetjet emocionale zgjidhen me qetësi dhe vetëbesim. Kjo Hënë shoqërohet me momente ose çështje pune që prodhojnë lekë momentalisht, ose dhurata të vogla. Shija do të jetë shumë e mirë, por me Mërkurin në të kundërt nuk ka vend për shpenzime të tepërta.

Akrepi
Protagonistët e kohës. Kanë Hënën e re te vetja, tranzit. Pavarësisht se kjo është periudha e tyre, duhet të rregullojnë dhe korrigjojnë çështjet emergjente që kanë pasur. Urani përballë tyre, pasaktësinë e tyre do ta ndjejnë deri në prill të vitit që vjen. Imponohet një komunikim diplomatik, që nëse duan e kanë në perfeksion. Kjo Hënë sjell zhvillime të mira në ekuilibrin emocional dhe në punë.

Shigjetari
Është një Hënë e re që do t’i ndihmojë të përgatiten për një dhjetor shumë intensiv dhe shumë produktiv. Këtë javë qëndroni larg vëmendjes dhe studioni para se të veproni.

Bricjapi
E kanë Hënën në pozicion bashkëveprues dhe pozitiv për të zhvilluar karrierën e tyre. Do të ketë diskutime për rritjen e tyre profesionale. Venusi me Mërkurin ekuilibron gjërat në ekonomi dhe në raport me njerëzit e shtëpisë.

Ujori
Sot dhe nesër kujdes me emrin tuaj, statusin dhe marketingun tuaj. Kujdes në raport me fëmijët. Mënyra si do të pozicionoheni që të mos bëheni objekt thashethemesh në ambientet e punës është shumë e rëndësishme.

Peshqit
Po e ngarkoni veten me plane se si të zhvilloni anën e familjes dhe martesës. Do të krijojnë trysni për të krijuar shtëpi dhe çati. Bashkimi i Mërkurit me Venusin i jep një mundësi të mirë për të korrigjuar vështirësitë emocionale që nga vjeshta që lamë pas. Mund të ketë të reja nga ajo periudhë. Saturni dhe Neptuni bëjnë që të ketë një qetësi, por ngarkesat e së përditshmes do të jenë të ndjeshme.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…