Berat Nimani dënohet me b’urgim të përjetshëm

Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë sot një verdikt shokues për familjarët e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, duke i dënuar ata me masa drastike pas ngjarjeve të dhunshme që pasuan vrasjen e sportistit.

Sipas vendimit të dhënë pak orë më parë, vëllai i boksierit, Berat Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e ka gjetur atë fajtor për tentativë vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor. Ngjarja bën fjalë për atentatin e ndodhur para gjykatës gjatë procesit gjyqësor, ku në shenjë hakmarrjeje u qëlluan me armë zjarri familjarët (babai dhe vëllai) e personit të akuzuar për vrasjen e Besarit.

Dora e ligjit nuk ka kursyer as motrën e boksierit të ndjerë. Ajo është dënuar me 5 vite burgim për përfshirjen e saj në këtë ngjarje që tronditi opinionin publik në Gjermani dhe komunitetin shqiptar.

Atmosfera në sallën e gjyqit ishte e rëndë, me të pranishme nënën dhe motrat e të pandehurve, të cilat reaguan me zë të lartë ndaj vendimit. Nëna shpërtheu në lot dhe u largua nga salla

Kujtojmë se Besar Nimani u ekzekutua në mars të vitit 2024 në Bielefeld. Dhimbja për humbjen e tij duket se e çoi familjen drejt vetëgjyqësisë, një veprim që sot u kushtoi lirinë dy anëtarëve të tjerë të familjes Nimani.

Ky vendim konsiderohet ndër më të ashpërit, duke mbyllur kështu një kapitull të dhimbshëm për familjen e njohur. /Prive

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…