“Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku…

Sinoptikania bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore. Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.

Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”

Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.

“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm

Related Posts

Shkurti do të jetë muaji qe u plotesohen deshirat per

Që nga momenti kur dielli hyn në këtë shenjë të Ajrit, të lidhur me rebelimin, progresin dhe vetëdijen shoqërore, gjendja shpirtërore kolektive ndryshon nga qëndrueshmëria (Bricjapi) në…

“Paratë nga…”/ 3 shenjat e horoskopit që sot tërheqin LEK TE MADH pa e kërkuar vetë atë

Sot nuk fitohet duke rrezikuar, por duke ditur kur të thuash “po” dhe kur të presësh momentin e duhur Dita e sotme, e mërkurë 21 janar 2026,…

“Ti shet karakterin për një…”/ Debat i ashpër mes Malit dhe Angelos, banori: Je i dashuruar me mua…

Angelo dhe Mali kanë pasur disa debate dhe përplasje gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Në klipin e dhënë gjatë ‘Prime’, u pa që debati u nis…

TRAGJIKE në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe VDES

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person, rreth moshës 60-65 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas…

Aksident fatal në vend, humb jetën një grua, në pranga drejtuesi i automjetit

Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes pasi u përfshi në një aksident rrugor në Berat, raporton noa.al. Viktima është Ermira Qepa, 44 vjeçe, banuese në…

Shqiperia preket nga shiu! Ja sa zbresin temperaturat sipas sinoptikanes

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me…