Olti Curri zbulon listën e re të banorëve të “Big Brother VIP 5” dhe datën e nisjes së spektaklit

Ndërsa ethet për nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” kanë filluar, me datën e përfolur të startit më 20 dhjetor, gazetari Olti Curri ka publikuar listën e parë të personazheve që aludohet se do të jenë banorë të shtëpisë. Në videon e tij të fundit, vëmendjen kryesore e mori dyshja e ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Duke iu referuar lajmeve të fundit për konfliktin mes tyre dhe largimin nga Top Channel, Curri hodhi dyshime se ky “sherr” mund të jetë një strategji e mirëmenduar për të gjeneruar vëmendje para hyrjes së tyre në shtëpi. Ai nuk i kurseu elozhet për Enxhin, duke e cilësuar atë si “pikante” dhe ideale për këtë format.

Lista e Oltit vazhdoi me emra të tjerë surprizues dhe komente epike:

Anxhela Martini: Për modelen e famshme, Curri u shpreh skeptik, duke ironizuar se dikush që është mësuar me luks në St. Tropez e Mykonos, vështirë se do të mbijetonte me “buxhetin e sallamit” brenda shtëpisë së BBVA.

Robert Aliaj Dragot: Artisti ekcentrik dhe babai i ish-finalistit Kristi Aliaj, është një tjetër emër i lakuar, megjithëse Olti ngriti pyetjen nëse 65-vjeçari do të pranojë të prishë rutinën e tij për reality show-n.

Juxhin Plovishti: Aktori i ri i “Portokalli”, i vlerësuar për imitimin spektakolar të Loredanës.

Të tjerë emra në listën e “basteve” të Oltit ishin Ardi Murataj, Sabina Mete, Ina Pashollari, këngëtarja Lore, ish-banori i “Big Brother” të thjeshtë Valer Kolnikaj, modelja Kleoniki Delijorgji dhe Jori Mersini.

Mbetet për t’u parë nëse këta emra do të konfirmohen zyrtarisht kur të ndizen dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Related Posts

Shkurti do të jetë muaji qe u plotesohen deshirat per

Që nga momenti kur dielli hyn në këtë shenjë të Ajrit, të lidhur me rebelimin, progresin dhe vetëdijen shoqërore, gjendja shpirtërore kolektive ndryshon nga qëndrueshmëria (Bricjapi) në…

“Paratë nga…”/ 3 shenjat e horoskopit që sot tërheqin LEK TE MADH pa e kërkuar vetë atë

Sot nuk fitohet duke rrezikuar, por duke ditur kur të thuash “po” dhe kur të presësh momentin e duhur Dita e sotme, e mërkurë 21 janar 2026,…

“Ti shet karakterin për një…”/ Debat i ashpër mes Malit dhe Angelos, banori: Je i dashuruar me mua…

Angelo dhe Mali kanë pasur disa debate dhe përplasje gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Në klipin e dhënë gjatë ‘Prime’, u pa që debati u nis…

TRAGJIKE në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe VDES

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person, rreth moshës 60-65 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas…

Aksident fatal në vend, humb jetën një grua, në pranga drejtuesi i automjetit

Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes pasi u përfshi në një aksident rrugor në Berat, raporton noa.al. Viktima është Ermira Qepa, 44 vjeçe, banuese në…

Shqiperia preket nga shiu! Ja sa zbresin temperaturat sipas sinoptikanes

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me…