Alba ka reaguar në prime-n e sotëm lidhur me situatën e krijuar mes saj, Benitës dhe presionit që Elijonës, i është ushtruar gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë.
Gjatë arsyetimit të saj, Alba mohoi se është treguar bullizuese ndaj Elijonës.
Ajo tha se nëse publiku e ka parë kështu, atëherë është e gatshme të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4.
Alba u shpreh se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës, por ndërhyrja e Oltës solli një tjetër moment tensioni. Olta e pyeti direkt.
“A e di në çfarë gjendje të rëndë psikologjike e ke çuar Elijonën?”.
Alba u përgjigj se dëshiron të largphet pasiqë edhe vet opinionistja e pëcjell mesazhin gabim.