“Nuk bëhem kokë t*urku se zbatova urdhrat e tua”, zbulohet kacafytja dhe ulërimat 7 orëshe Rama–Balluku

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish për takimin 7 orësh Rama–Balluku, në Kryeministri.

Berisha deklaron se se një nga momentet kulminante, në të njëjtën kohë dhe më pikante, kanë qenë debati për SMS-të, që sipas kryedemokratit, tregojnë kacafytjen mes dy bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit, Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

Berisha deklaron se “kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.

Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Ervis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.

Sipas Berishës, përveç Ulsi Manjës, në takim është thirrur edhe Don Agaçio, me të cilin Belinda Balluku, thekson kreu i PD, javën e fundit ka pasur takime të përditshme në vilën e tij.

Reagimi i plotë:

SMS-të janë gracka!

Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.

Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.

Kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.

Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Ervis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.

“Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Ervis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se Ervisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.

Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Ervisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Ervisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”

Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pasdarkës.

P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumorëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkëvjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

Related Posts

Sikur te gjeje gruan me një mashkull sipër ne… çdo bëje?, Flor Binaj jep përgjigjen që askush se priste

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ka befasuar publikun dhe ka shkaktuar një valë të qeshurash me një përgjigje epike dhe plot ironi gjatë një interviste…

Horoskopi bekon 4 shenja! Ne 2026 PASURI, RROGE dhe Shendet Plot FAT

Astrologjia shpesh na sjell këshilla, paralajmërime dhe energji të ndryshme gjatë vitit, por ka momente kur yjet duket se rreshtohen në mënyrë të mrekullueshme dhe disa shenja…

E FUNDIT! Kur do pushojë shiu? Meteorologia jep lajmin fantastik për diten e

Shirat dhe stuhitë e ditëve të sfùndít kanë kríjuar një situatë pròblèmatíke në disa qarqe në vend, ku janë çárë argjínátura, janë përmbýtur banesa dhe janë evakuar…

Telefonata e mesnatës që tr*nditi Edi Ramën! Sali Berisha zbulon detajet: Ja me cfare e ‘k*rcënoi’ Balluku Kryeministrin per ta mbrojtur

Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama fillimisht ka refuzuar të padisë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së në mbrojtje të Ballukut, por…

Edhe ti keshtu o Greg?! Prej kohesh askush sdi gje per te! Ja cfare iu zbulua djalit te Edi Rames, cfare i ka bere pasurise

Hijet e djalit të Edi Ramës; manovrat me shoqërinë “Magenta” të pikturave dhe milionat si i papunë… Kryeministri Edi Rama, ka udhëruar disa aksione kundër atyre që…

Pamje te forta gjate Prime ne Big Brother! Linda Reit i dalin pamjet int*me, regjia nuk e ndali dot (Video)

Spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Kosova 4” u shoqërua me debate të forta, tensione mes banorëve dhe disa momente të papritura që shkaktuan…