Telefonata e mesnatës që tr*nditi Edi Ramën! Sali Berisha zbulon detajet: Ja me cfare e ‘k*rcënoi’ Balluku Kryeministrin per ta mbrojtur

Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama fillimisht ka refuzuar të padisë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së në mbrojtje të Ballukut, por sipas tij, qëndrimi i Ramës ndryshoi pas një telefonate që Balluku i ka bërë në mesnatë.
Sipas Berishës, “nga kacafytja 7-orëshe në zyrën e Ramës”, zv.kryeministrja ka arritur ta bindë kryeministrin duke i kujtuar se mesazhe të ndjeshme për “tunelin e Palloshit të gjatë”, por edhe komunikime të supozuara me Ervis Berberin, mund të bëheshin publike nëse ai nuk ndërhynte brenda ditës me një padi në Kushtetuese.

Berisha thotë se Balluku e ka vënë Ramën nën presion, duke e paralajmëruar se “pas saj, ai e kishte radhën”.

Postimi i plotë

Lubia ‘palos’ Palloshin e gjatë!

Nga kacafytja 7-orëshe mbrëmë në zyrën e Edi Ramës, del se Lubia e ‘palosi’ Palloshin e gjatë. Kapitullimin e Ramës, i cili për 7 orë nuk kishte pranuar të bëhej paditës i vendimit të ligjshëm të GJKKO, Lubia e arriti pas një telelefonate që pati në mesnatë me Ramën. Ajo e njoftoi Ramën se SMS-t për tunelin e Palloshit të gjatë, dhe jo vetëm për atë që ai ka shkëmbyer me Lubinë, por dhe me vetë Ervis Berberin, i cili paska patur maninë që çdo mesazh t’ia ridërgojë jo vetëm zonjës së tij, por edhe në disa drejtime të tjera, do të bëhen publike në rast se ai nuk dërgon si kryeministër padinë brenda ditës së nesërme në Gjykatën Kushtetuese. Lubia, në tërbim të pakufishëm, e siguroi Ramën se pas saj, ai e kishte radhën. Kështu që Rama, të cilit i dridhen leqet e këmbës nga kërcënimi i çmendur i Lubisë, urdhëroi në mëngjes herët, tashmë i ‘palosur’, Don Agaçion të përgatiste dhe dorëzonte me urgjencë në emër të Këshillit të Hajdutëve në Gjykatë Kushtetuese padinë… në emër të telefonatës që pati Lubia!
Cili-viu, viu-viu,
kush ia bën ia bën vetiu?
Keni parë, a s’keni parë,
shkon i vdekuri me të gjallë…

Related Posts

Moti i keq bënë NAMIN në Greqi, shënohen dy v*ktima dhe dëme të mëdha!

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima. Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur…

𝐌ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐀𝐠𝐨𝐥𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐭𝐲, 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝, 𝐪ë ç𝐝𝐨 𝐦𝐚𝐧𝐠ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐬, 𝐞 𝐪𝐮𝐚𝐧 𝐝ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭

MESAZH Për ty, prind, që çdo mangësi të fëmijës, e quan dështim të mësuesit. E vërteta duhet thënë qartë: shkolla nuk zëvendëson familjen. Mësuesi nuk mund të…

Çfarë ka mes Krusitës dhe Kristit?! Zbardhet MESAZHI i mikeshës: Ajo është e hapur për lidhje… (FOTO)

Krusita është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip”, mbrëmjen e djeshme. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një…

‘Javë vendimtare që do ju ndryshojë jetën…’ Astrologia e njohur BEFASON keto shenja

“Një javë vendimtare, e mbushur me shanse, pasion dhe vendime që mund të ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e jetës.” Kështu e përshkroi astrologia Chrysanthi Kalogeri klimën e kësaj…

Katër makina bëhen copash në vend, një grua shtatëzënë raportohet të…

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej…

Babai i Selines ka futur ‘mikun’? Zbulohet sekreti i frikshem i banorit te ri te Big Brother: Ai do te…

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një hyrje të re dhe surprizuese në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Banori më i ri është Rogerti, një gazetar…